• |
ide | kryesore

“Pallotta, e vërteta mbi De Rossi”: presidenti kërkon të qetësojë ambjentin

Sport



“Palota, e vërteta mbi De Rosin”: e titullon kështu “Il Messagero” me kontradiktat në shtëpinë e Romës, që nuk duken se kanë për t’u ndalur. Ajo e pronarit është mbi të gjitha një e vërtetë jo e thënë plotësisht, por një gjë është e sigurtë: “Unë nuk kthehem mbrapsht”, ka bërë të ditur Pallotta nga Amerika.

Pritet një ecje e re në shtëpinë e Romës, me një staf totalisht të rinovuar duke nisur nga trajneri. Idea është ajo e një rinisje, një ridimensionim, me një Romë më “punëtore” krahasuar me të tanishmen. Dyshime edhe për të ardhmen e Totti: situata ekstremisht e turbullt nuk ndihmon dhe ish-kapiteni pret qartësime mbi rolin e tij.

Largimi i De Rossi është pritur keq nga tifozët verdhekuq, që shpejtuan të nxjerrin banderolat e tyre në favor të kapitenit dhe kundër drejtuesve amerikanë. Pallotta është vënë në qendër të kontestimeve, e rasti De Rossi është i fundit i kontradiktave mes tifozëve dhe presidencës, gjë që Pallotta po mundohet ta zbusë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *