• |
ide | kryesore

Përleshje në një burg të sigurisë së lartë në Taxhikistan, 32 persona të vdekur

Planet



3 zyrtarë të shërbimit të sigurimit dhe 29 të burgosur kanë mbetur të vrarë gjatë një revolte që është zhvilluar në burgun e sigurisë më të lartë në Taxhikistan. “Të burgosurit e revoltuar janë vrarë kur autoritetet kanë marrë masa për të stabilizuar situatën.”- ka bërë me dije Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për shtyp.

Revolta nisi më datë 19 maj në qytetin Vahdat, afro 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, Dushanbe, pasi militantët e dënuar të grupit ekstremist të të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), kanë vrarë në një sulm me thika tre zyrtarë të sigurisë dhe pesë të burgosur të tjerë. Në deklaratën e ministrisë njoftohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Një sulm i ngjashëm ka ndodhur disa muaj më parë në një tjetër burg të Tuxhikistanit. Sipas burimeve qeveritare, mbështetësit e dyshuar të ISIS-it të dënuar për ekstremizën dhe terrorizëm, kanë qenë autorët e masakrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *