• |
ide | kryesore

Sarandë/ Kërkohej nga policia prej 3 muajsh, arrestohet 33-vjeçari

Lajme, Të fundit

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në shkurt të këtij viti është arrestuar nga Policia e Sarandës.

Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia e Sarandës ka bërë ndalimin e shtetasit S.I., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku shtetasi S.I në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu