• |
ide | kryesore

Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike në Bashkinë Lezhë

Lajme, Të fundit



Kandidati i Bindjes Demokratike në qarkun Lezhë, Salvador Kacaj, ka njoftuar sot se është tërhequr nga gara.

Në një letër drejtuar KQZ, ai shkrehet se propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin.

“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë”, shkruan ai.bindja-demokratike

Letra e plotë:

NJOFTIM MBI TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës.

Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë.

Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane.

Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore.

Me respekt, Salvador KAÇAJ



7 Comments

  1. “…. pa opoziten e vertete ne 30 qershor……”
    Shyqyr qe ekzistoka nje gje e vertete ne kete vend,se te tjerat jane me gjasme. Qeveri me gjasme , si koperture per krimin dhe oligarket; zgjedhje me gjasme si koperture per qeverine e krimit; Parlament me gjasme, si koperture per diktaturen monopartike; Drejtesi me gjasme si koperture per dhunen e me te fortit kunder me te dobetit. Kushtetute me gjasme dhe ligje me gjasme si koperture per hipokrizine me integrimin ne BE………

  2. E morem vesh o shoku. Paske hall, paske ngren presion te fort. Te paskan mesuar dhe se cfar duhe te thuash keta qe duan demokracin e zgjedhje te ndershme por me laca ne qarkullim.

  3. Jo more Kacaj jo po more informacin se ate -pardhine-e Patoz-Lapangjozit-nuk e voton njeri qe i thote vetes demokrat .Keshtu tu desh te dorihiqesh se do shplaheshe vetem me disa vota dhe keto te hedhura ne kuti nga morrat e kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *