• |
ide | kryesore

Thaçi: Në Berlin, Rama ishte brilant, Haradinaj pa edukatë

Lajme, Të fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk resht së falënderuari dhe i thurur elozhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Pasi e quajti “burrë shteti” pak ditë më parë në një intervistë që dha mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” në TCH, ai tha se në samitin e Berlinit Rama ishte brilant ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Haradinaj që ishte treguar pa takt në takimet me liderët e Europës.

“Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë.

Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë.

Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi.

Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri” – tha Thaçi. ©LAPSI.al

16 Comments

  1. Hashimoviç je argat dhe pike !Felliqesire e pacipe,turpi i kombit dhe padyshim je iden me Edvin Ramen !Mbete ne Tirane,si ne ’99 qe thoje se ishe ne lufte kur shkoje me Linda Karadakun !!!!!!Ramushi eshte burre,ju degjeneroji e nxorri lakuriq te dyve edhe ty se edvini ashtu kabqene dhe eshte,maskara !

  2. Shume e qarte! Vetem rama e ka prish linjen e politikes kosovare, duke kerkuar heqjen e takses , qe serbia e ka vene si kusht per vazhdimin e negociatave. Thaci thote dialog pa kushte, ndersa rama pranon kushtin e kosoves. I bie qe rama ka fol shume bukur sipas thacit, vetem se ka nje problem; ka cuar uje ne mullirin e Serbise. E paska pranuar edhe Thaci.

  3. Haradinaj trim mbi trima. E para here qe Serbise i futen dy kembe ne nje kepuce. Ju te dy po konturoheni te shpelare para Kombit. Nuk keni ku e coni topin dridheni sa te dalin mire lakrat. Thacit po i rreshket toka nen kembe. Specialja eshte afer. Rama e mbyti vendin ne krim e korrupsion- borxhe. Me Bechettin i vuri vulen.

  4. Duket se se shpejti ka me kopju komplet Edverin!?Mos ia vini re,thjeshte:”Gjarpri po i nxjerr kembet”.Pseudonimi i perdorur nga ai para 10 ose 15 vjetesh,rezulton mjaft i sakte!

  5. Kur thote qe plani i tij per marreveshje me serbine ka qene dhe asht thjesht me marre Presheven,Bujanovcin dhe Medvegjen pa leshu as nji centimer prej territorit te Kosoves , i bie qe ti konsiderojsh Shqiptaret per budallenj te papame ndo nji here.Thone ndryshe asht rrene e paster pa as nji medyshje .

  6. A mund te jape Serbi territore pa i dhene ate cka i duhet. Ore po budalle eshte ky. Ka rrjedhur fare. Gelltiti corben e prishur dhe po e vjell sa te kete jete.
    Me ju te dy nuk ka Europe.

  7. THACI SE KUPTOVA RAMA ISHTE BRILANT NE SEXY SE NE POLITIKEN E MBRENSHME DHE TE JASHTE NE FAVOR TE SHQIPERIS ESHTE 0000000000000000000000000 VETEM PER TY DHE VUCICIN ESHTE NE RREGULL……………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu