• |
ide | kryesore

Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH-së, tërheq delegimin e kompetencave

Lajme, Të fundit



Bujar Leskaj do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), deri kur të zëvendësohet nga një drejtues i ri. Kreu i KLSH-së, pas përfundimit të mandatit të tij, ia kishte deleguar kompetencat zëvendëskryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos.

Në vendimin e bërë publik ditën e sotme, Leskaj ka firmosur për heqjen e delegimit të kompetencave të tij  tek zv.kryetarja Milo, e cila mësohet se është tërhequr për arsye personale nga ushtrimi i detyrës të kryetarit.

Sakaq, në vendimin e firmosur, Leskaj thekson se do të shërbejë në krye të KLSH-së deri në zëvendësimin e tij, me synim garantimin e vijueshmërisë së veprimtarisë së këtij organi të rëndësishëm.

 



2 Comments

  1. Mos e ngaterroni Bujarin me Shqupin, as me Ramen.
    Bujari eshte pergjithesisht personalitet me integritet. Uroj qe dhe politikanet qe na drejtojne te kene disa nga cilesite e Bujarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *