• |
ide | kryesore

Champions ndryshon merkaton, por jo të ardhmen e Conte: firmos me Inter javën e ardhshme

Sport



Për Luciano Spalletti ditët tek Inter janë të numëruara. Vendimi është marrë tashmë. Të dielën Spalletti luan Champions kundër Empoli. Më saktësisht, Inter luan një vend në Champions sepse tekniku atë Kupë, të paktën me zikaltrit nuk do ta luajë. E ardhmja është e shkruar: Antonio Conte. Kjo është ajo që filtron nga ambjentet zikaltër, përpara këtyre 90 minutave fondamentale.

Nuk duhet folur përpara se punët të kryhen, por zërat e orëve të fundit sipas të cilave Conte do të ndryshonte mendim në rast të mungesës së kualifikimit të zikaltërve në Championsm kanë marrë një mesazh të qartë. Nuk është kështu! Firma e teknikut mbi kontratën me Inter do të mbërrijë javën e ardhshme. Asnjë ndryshim plani, vetëm merkato, sepse investimet me Champions e Europa League natyrshëm që do të jenë në varësi të kupës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *