• |
ide | kryesore

Formula 1 humb kampionin e madh: Niki Lauda nuk është më

F1, Sport



Bota e Formula 1 është në zi për vdekjen e Niki Lauda. Ish-piloti austriak, tre herë kampion bote, është shuar në moshën 70 vjecare. “Me trishtim të thellë lajmërojmë se Niki ynë i shtrenjtë ka vdekur paqtë me familjen e tij në krah, ditën e hënë”, lexohet në komunikatën e shpërndarë nga Sun. Lauda ishte shtruar në një klinikë zvicerane dhe ishte i sëmurë prej kohësh: tetë muaj më parë kishte kryer një transplant mushkërie.

70 vjecari, piloti mitik austriak, nuk është më: 25 GP të fituar, 24 pole position, 54 podiume e 3 tituj Botëror. Triumfi i 1975 me Ferrari, rivaliteti me James Hunt, që u bë legjendar edhe falë filmit “Rush”, aksidenti i tmerrshëm në Nurburgring në 1976, e rikthimi mrekulli me fitoren e kurorës botërore në 1977 me Ferrari e bënë Lauda të paharrueshëm. Tërheqja nga kompeticionet, rikthimi në pistë me McLaren e trisi botëror i 1984. Pastaj një jetë tjetër në botën e makinave, në fillim si komentator TV e konsulent i skuadrave, pastaj si president nderi i Mercedes.

“Rezultatet e tij unike si pilot e sipërmarrës janë e do të mbeten të paharrueshëm, ashtu si entuziazmi i palodhshëm dhe kurajo e tij. Një model dhe pikë referimi për të gjithë ne, ishte një burrë i mrekullueshëm, një baba e gjysh larg publikut, e do të na mungojë”, është komunikata e familjarëve.

Lindur në Vienë në 22 shkurt 1949, Lauda fitoi tre tituj Botëror si pilot i F1 në 1975, në 1977 e në 1984 me McLaren e Ferrari. Mbeti i dëmtuar rëndë në një aksident në 1976 dhe konsiderohej një nga pilotët më të mirë të historisë.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *