• |
ide | kryesore

(FOTO) Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, arrestohen shqiptarë e grekë

Lajme, Të fundit



Policia greke shkatërroi një bandë kriminale me veprimtari në trafikun e drogës në Komotini, por edhe rrethina.

Operacioni dërgoi prapa hekurave anëtarë të një bande, në përbërje të së cilës ishin shqiptarë dhe grekë. Besohet se anëtarë të bandës ishin një 29-vjeçar, dy 22-vjeçarë dhe një 21-vjeçar, i cili përdorej si korrier i lëndëve narkotike, raportojnë mediat greke.

Njëri nga 22-vjeçarët ka lindur në Shqipëri, por mediat e vendit fqinj nuk publikojnë identitetin e tij. Ndërkaq, 21-vjeçari, i dyshuar si korrier droge është një banor i zonës. Policia greke ka arritur të dokumentojë se katër personat bashkëpunonin si bandë në sektorin e trafikut të drogës. Në banesën ku ata jetonin, forcat policore helene, përpos drogës, gjetën thika e para. Të arrestuarit do të përgjigjen për një sërë akuzash.

Greqi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *