• |
ide | kryesore

Igli Tare bllokon Juventus për Inzaghi: “Për ne duhet të qendrojë”

Sport



Simone Inzaghi e Sinisa Mihajlovic janë dy kandidatët për të pasuar Massimiliano Allegri tek Juventus, por Lazio e Bologna kërkojnë të marrin kohë. Ai që frikëson bardhezinjtë është Igli Tare, Drejtori Sportiv i Lazio: “Inzaghi? Ka një moment reflektimi mes palëve. Në ditët e ardhshme do të takohemi me Simone e do shohim cmund të bëjmë – ka shpjeguar Tare – Për ne duhet të rrijë, është një lacial nga koka te këmbët”.

“Juventus interesohet për të? Nuk jam unë ai që duhet të përgjigjet – ka replikuar shqiptar për Sky Sport -. Nuk i kam bërë kurrë gjërat me nëse apo sikur. Nuk e kam bërë kurrë këtë pyetje”.

E njëjta situatë edhe tek Bolonja, ku e ardhmja e Mihajlovic shtyhet për javën e ardhshme. “tekniku ndihet mirë me ne, me ambjentin, jemi të kënaqur. Ai do të qendronte me dëshirë – ka deklaruar Bigon -.Do të takohemi nhë mbyllje të sezonit, por përpara duhet të sigurojmë shpëtimin. Cfarë do të bëjë Juventus pas Allegrit? CMe gjithë respektin për një skuadër të madhe, mendoj për timen. Për sa kohë është me ne, e mbajmë fort Mihajlovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *