• |
ide | kryesore

Janina Gavakar tregon si është Meghan si nënë

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar 2 javë nga ardhja në jetë e fëmijës së parë të Meghan Markle dhe Princ Harry-t, megjithatë bota nuk ka ndaluar me spekulimet se çfarë prindërish do të jenë ata. Aktorja e njohur, Janina Gavakar, e cila është mike e ngushte e dukeshës së Sussex ka zbuluar se 37-vjeçarja do të jetë një nënë e shkëlqyer, por pak strikte.

Ndërsa Daniel Martin, i cili është një artist ‘makeup-i’ shtoi se Markle do ta rrisë djalin e saj shëndetshëm, pasi ajo i adhuron të gatuajë ushqime organike. Dyshja mbretërore nuk kanë reaguar pas këtyre deklaratave, megjithatë pallati Buckingam u shpreh se këto detaje mund të zbulohen në të ardhmen nga vetë çifti.

Kujtojmë se Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të parë në datë 6 maj me një djalë të quajtur Archie, fotot e të cilit bënë xhiron e rrjetit pas momentit të rëndësishëm të dyshes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *