• |
ide | kryesore

Lazio ‘ruante’ trajnerin, Juventus i rrëmben lojtarin: akord me Milinkovic-Savic

Sport



Juventus është kthyer me forcë për Milinkovic-Savic. Mesfushori serb është një nga dëshirat e shoqërisë bardhezi për të përforcuar organikën në sezonin e ardhshëm e, sipas të dhënave të fundit të merkatos, kampionët e Italisë i kanë dhënë një përshpejtim tratativës me Lazio. Marrëveshja me lojtarin është arritur tashmë, por mbetet pjesa më e komplikuar: të gjendet akordi me Lazio.

Dëshira e bardhezinjve drejt mesfushorit të Lazio nuk është shuar kurrë e më një vit vonesë mund të përfundojë me sukses. I ardhur nga një sezon nën pritshmëritë, por sidoqoftë “mesfushori më i mirë i kampionatit” sipas Lega-s, kërkesat ekonomike të Lazio janë ulur për Milinkovic-Savic e Juventus është gati të përfitojë, duke i paraprirë të gjithëve në merkato. Drejtori Sportiv Paratici, i impenjuar edhe në operacionet për trajnerin e ri bardhezi, i ka dhënë një përshpejtim të papritur tratativës me Lazio duke gjetur, gjithnjë sipas lajmeve të para, një akord me lojtarin dhe stafin e tij.

Pjesa më e vështirë mbeten bisedimet me presidentin Lotito, për cmimin e kartonit të Milinkovic, me kërkesën bardhekaltër që shkon diku rreth 100 milionë euro, mes pjesës ekonomike dhe lojtarëve për këmbim. Pikërisht kur Lazio i trembej ndërhyrjes juventine për teknikun Simone Inzaghi, bardhezinjtë i kanë marrë krahët për Milinkovic-Savic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *