• |
ide | kryesore

Mediat ruse: E dashura sekrete e Putin sjell në jetë binjakë (FOTO)

Lapsi Leaks



Ish-atletja Alina Kabaeva, e cila spekulohet se është partnerja sekrete e Presidentit Vladimir Putinit ka sjellë në jetë binjakë. Nuk ka kurrfarë konfirmimi nga fituesja e dikurshme e medaljes së artë olimpike, ndërsa Kremlini asnjëherë nuk e diskuton jetën private të presidentit me media.

Siç transmeton Daily Mail, i gjithë kati i katërt i dedikuar për personalitetet e rëndësishme në Qendrën Hulumtuese për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, “Kulakov”, ishte pastruar në fillim të këtij muaji për të akomoduar Kabaevan, e cila i ka sjellë në jetë fëmijët.

Lajmin thuhet se e ka publikuar gazeta “Moskovsky Komsomolets”, e cila më pas e ka fshirë atë dhe çdo detaj që e lidhte me lajmin në internet. Sidoqoftë, media të tjera, siç është Dni.ru, kanë vazhduar ta transmetojnë lajmin duke shkruar se Alina Kabaeva i kishte sjellë në jetë binjakët dhe është thënë se fëmijët kanë lindur përmes prerjes cezariane.

Gazetari hetues, Sergei Kanev, i cili është i afërt me shërbimet e inteligjencës ruse ka thënë se Alina ka lindur dy djem, derisa në spital ishte sjellë një mjek italian për ta kryer operacionin. Ndërkaq, çdo cep i spitalit në Moskë ka qenë nën siguri të lartë.

Image associée Résultat de recherche d'images pour "Alina Kabaeva" Résultat de recherche d'images pour "Alina Kabaeva" Image associée Résultat de recherche d'images pour "Alina Kabaeva" Image associée Résultat de recherche d'images pour "Alina Kabaeva" Résultat de recherche d'images pour "Alina Kabaeva" Résultat de recherche d'images pour "Alina Kabaeva"

Résultat de recherche d'images pour "Alina Kabaeva"



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *