• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së do të jenë gra. Ato nuk shiten e as nuk blihen

Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje sot nënave dhe vajzave nga takimi me Lëvizjen e Gruas për Integrim, që të bashkohen të gjitha në protestën e madhe të opozitës që do të mbahet më 25 maj përpara zyrave të Ramës në Bulevard.

“Shumë nga ne e kanë ndërtuar jetën e tyre. Në fund të ditës me vështirësitë që ka jeta. Misioni ynë është të luftojmë për fëmijët. Pse e them këtë? Nënat nuk bëjnë kurrë kompromis në kurriz të fëmijëve. Shqiptarët e kanë kuptuar. Mjafton të shohim protestat nga 16 shkurtit dhe e kemi kuptuar sa shumë vajza ka në protesta. Po pati shumë gra në protesta ka energji dhe jetë. Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së, do të jenë gra. Pse gra? Gratë as nuk shiten as nuk blihen. Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja. Nuk do guxojë dot njeri t’i prekë vajzat tona as me ligj dhe kanun. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerat dhe moralin mos të çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë vlerat dhe moralin. Çdo ditë që ikën është dhimbje për të dhe më shumë se për Edi Ramën është dhimbje për shqiptarët. Ne do punojmë për të dalë të gjitha në 25 maj siç jemi me gratë tona, vajzat tona, komshijet tona për t’i dhënë fytyrën e nënave. Janë nënat ata që do ta ndryshojnë këtë realitet të hidhur. Prandaj, le ta marrin fatin në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam e bindur se angazhimi juaj si strukturë e LGI-së do të shtrihet në çdo protestë. “-tha Kryemadhi.

7 Comments

  1. Ouuu, po kjo c ne ??? Kjo sikur filloj me bashkjetu ne amerik me nji zezak afroamerikan qe i binte vetem sumes

  2. Po moj Mona po.
    Sikur te jene te gjitha si ty, e sigurte qe as shiten as blihen.
    Eh mer Like vllai. Hall i madh te paska zene…

  3. po kjo eshte kare apo ben vet. do cojm komisioner te mbrojn votat tona qe nuk ekzistojn se ne nuk marrim pjes. ne diskursin e saj alla Alber Camus kjo duket si person me probleme te renda psikike. ka fol shum pa then asgje ose duke then gjera teper kontradiktore e ofenduse per nje mendje te shendosh. po si ka mundesi qe duhet me duru keta njerez anadollak te poshter e te ndyr. si mund te lejojm qe te ofendojn inteligjencen tone nje tuf horrash qe duan te marrin peng shqiperin per te shpetuar apo shtuar gjen e vjedhur. kur do dali nje Avni Rustem tia numeroj ne ball ketyre me rradhe. nje tuf mafiozesh horrashe hajdutesh ordiner qe na shtiren si politikan.

  4. a e kini ven re qe deklaratat e politikaneve nuk i drejtohen me shqiptareve edhe pse te gjith flasin ne emer te shqiptareve. deklaratat e tyre tashme jan ber thjesht mesazhe te koduara mafjoze per njeri tjetrin. sot me shum se kurre ketij vendi i duhen intelektual e patriot te vertet qe pasi te zhdukin perfundimisht keta qe kan dal vet nga sistemi, te shporrin edhe keta qe kan ngelur ne sistem. Nuk mund te durohet me dretjtimi i shqiperis nga familje mafiozash. tre veta smund te mbajn me peng nje vend te tere. Zgjidhja e krizes? te shporren nga skena politike pa kthim mbrapsh; Rama, Basha, Berisha, Likja dhe Mona. Spese kriza jan vet keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu