• |
ide | kryesore

Napoli veteranësh: Quagliarella e De Rossi ndryshojnë strategjinë e De Laurentiis

Sport



Napoli kishte ndërtuar një strategji merkato bazuar mbi të rinjtë, por në futboll mundësitë duhen kapur dhe ndoshta ky këndvështrim ka bërë që Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, të ndryshojë mendje: Quagliarella plus De Rossi tek Napoli. Natyrisht tani duhet edhe mendimi i Carlo Ancelotti, që nuk është pa joshje nga fakti që të ketë dy njerëz të eksperiencës në skuadër. “Duhet të mendohemi. Pa u pa nxituar, por dhe pa refuzuar: edhe sepse 26 golat e Quagliarella, për momentin, detyrojnë një reflektim serioz edhe pse ka 36 vite mbi supe”.

De Laurentisit nuk është nga ata që nuk ka nuhatje, kur vjen puna tek merkato. Numri 1 i Napolit, gjithnjë një mbështetës i zjarrtë i perspektivave dhe të rinjve, kthehet të jetë avokati i dy propozimeve relative për një mesfushor 35 vjeç dhe një sulmues 36. Po ti shtosh këtu se 31 vjeçari Iliçiç është objektivi i parë i merkatos, atëherë loja është e kryer. Napoli tenton të jetë një miks mes freskisë dhe eksperiencës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *