• |
ide | kryesore

Niki Lauda, njeriu që jetoi dy herë

Sport



Niki Lauda u largua nga jeta, si një i zakonshëm, në moshën 70 vjecare, për shkak të një sëmundje të keqe, pas një transplanti të mushkërisë në 2 gusht në Vienë. Por nuk ishte i zakonshëm, e ndoshta ‘maska’ që mbante me vete për një jetë të tërë ishte konfirmimi, se destinit ndonjëherë edhe mund ti shpëtosh. Niki Lauda u largua dhe ajo që la, së bashku me kujtimet e sukseseve të tij, është një boshllëk brenda botës së Formula 1. Sepse ai thjesht ishte dhe është Formula 1: një kthesë, një parakalim, zhurma e një motori, ftohtësia dhe kthjelltësia e një piloti, kurajo e vendosmëria. Unik në llojin e tij.

Unik vërtetë, sepse ishte një i mbijetuar: Nürburgring, Cmimi i Madh i Gjermanisë, 1° gusht 1976. Aksidenti ishte i frikshëm, makina e tijmori flakë dhe ndërhyrja e Harald Ertl, Guy Edëards e Brett Lunger e pastaj ajo decisive e Arturo Merzario, që e nxorri nga flakët, la gjurmët në fytyrë, por jo në talentin e Lauda. Jeta e dytë e Niki filloi aty, në 5 gusht, kur u konsiderua jashtë rrezikut. Mund ta kishte mbyllur aty në fakt, e kishte fituar një Botëror. E ndërkohë u kthye dhe fitoi dy herë të tjera: në 1977 me Ferrari e pastaj në 1984 me McLaren. Përtej mënyrës së drejtimit të tij të makinës, e ftohtë dhe ekuilibruar, ishte i aftë për “pavendosmëri të vogla”: dy tërheqje, e dyta decisive, dy gra (me pesë fëmijë në total, përfshirë dy binjakë), një shoqëri ajrore me emrin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *