• |
ide | kryesore

“Përjetë në zemrat tona”: Ferrari tronditet nga vdekja e Niki Lauda

Sport

“Do të jesh përjetë në zemrat tona e në atë të tifozëve”, kështu Ferrari i ka dhënë lamtumirën Niki Lauda, që është ndarë nga jeta në moshën 70 vjecare, pas një sëmundje të gjatë. Piloti austriak që me skuderinë e Maranello ka garuar për tre vjet, nga 1974 në 1977 duke bërë historinë e duke u shpallur kampion i botës dy herë, në ’75 e në ’77. “Sot është një ditë e trishtë për Formula 1. Familja e madhe e Ferrari, përcjell me trishtim të madh lajmin për vdekjen e mikut Niki Lauda”, lexohet në tëeet.


Nuk kishte si të mungonte reagimi i Formula 1, për një prej pilotëve më të mirë të historisë. “Pusho në paqe Niki Lauda. Përgjithnjë në zemrat tona, i pavdekshëm në historinë tonë. Komuniteti i Motorsport sot qan humbjen shkatërruese të një legjende të vërtetë. Mendimet e të gjithë F1 janë më miqtë dhe familjarët”, shkruhet në komunikatën zyrtare të cirkusit të madh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.