• |
ide | kryesore

Presidenti Rouhani mban fjalën, Irani katërfishon prodhimin e uraniumit të varfëruar

Planet



Sikurse u njoftua më herët nga presidenti Hassan Rouhani, Irani ka katërfishuar prodhimin e uraniumit të varfëruar, që është përdorur si karburant për centralet bërthamore. Sipas agjencive të lajmeve “Fars” dhe “Tasnim”, Teherani zyrtar ka vënë në dijeni për vendimin Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIAE).

Prodhimi i shtuar i uraniumit të varfëruar përbën shkelje të angazhimeve kryesore që i parashtrohen Iranit me karakter detyrues nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015. Ky vendim vjen në rrjedhën e përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tërheqjes së presidentit amerikan, Donald Trump, nga marrëveshja bërthamore.

Presidenti Trump e argumentoi pezullimin e angazhimeve të SHBA-së duke arsyetuar se kushtet e marrëveshjes nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të penguar Iranin që të pasuronte arsenalin e tij bërthamor. Përmes zbatimit të marrëveshjes së vitit 2015, synohej që në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, të arrihej frenimi i ambicieve dhe reduktimi i kapacitetit bërthamor të Iranit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *