• |
ide | kryesore

PSG, Nasser Al-Khelaifi së shpejti pronar i AS Roma?

Sport



Që nga largimi i Daniele De Rossi, tifozët e klubit të Roma i janë kthyer kundër presidentit të klubit verdhekuq, James Pallotta, i cili nuk e përfshiu ish-kapitenin emblematik në projektin teknik të skuadrës.

Një atmosferë e nderë e cila mund të çojë edhe në largimin e presidentit roman. Në fakt, sipas Adnkronos, është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të klubit verdhekuq dhe Nasser Al-Khelaifi, presidentit të Qatar Sports Investments dhe PSG.

Aktualisht, Al-Khelaifi vlerëson se nuk është momenti për të blerë klubin e kryeqytetit Italian, por negociatat mund të rifillojnë pas finales së Champions League dhe mbylljes së sezonit.

Edhe pse investitori amerikan, James Pallotta, e kishte mohuar interesimin e Qatar për Roma në 2 majin e kaluar, burimet e cituara nga Adnkronos shpjegojnë se QSI është ndjeshëm i pakënaqur me rezultatet e arritura me PSG, veçanërisht në planin europian. Presidenti roman ka përgënjeshturar sërish lajmin e të hënës lidhur mbi një takim të mundshëm me pronarin actual të Paris Saint-Germain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *