• |
ide | kryesore

Rama për marrëveshjen me FRONTEX: Shqipëria kontributore në mbrojtjen e kufijve europianë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e ka quajtur historike marrëveshjen me FRONTEX duke u shprehur: “jemi të vetëdijshëm se duhet të japim kontributin tonë kundër emigrimit të paligjshëm të emigrantëve që vijnë nga lindja drejt BE-së, por që duhet të bëjmë maksimumin tonë”.

Rama tha se misioni i Frontex në vend i jep Shqipërisë disa përfitime, por edhe detyrime.

“Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë për shkëmbime informacioni, analizës së rriskut dhe përballimit të flukseve migratore nga vende të treta. Shqipëria është përballur me një rritje të fluskeve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me 2017 dhe 26.5 % më shumë janar prill krahasuar me një vit më parë. Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë shihen si rrezik apo problem për arsye të traditës. Por jo shumë larg në kohë ka strehuar gjysmë milioni refugjatë lufte, pa i kërkuar askujtë asgjë.” tha kryeministri .

Rama shtoi se kjo marrëveshje është e para që Frontex bën me një shtet ballkanik. Ai shprehu qëndrimin e Shqipërisë se është e vendosur për integrimin e saj në Bashkimin Europian dhe duke lënë të kuptohet se kjo marrëveshje është një tjetër garanci për hapjen e negociatve me BE-në Rama tha:

“Prania e të gjithëve ju në Tiranë është shumë domethënëse si tregues i vëmendjes dhe i mbështetjes së BE ndaj Shqipërisë në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat i bashkimit Europian me ambicien për të qenë anëtarë. Nisja e zbatimit të këtij projekti, është një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë në Ballkan që do të monitorojë gjithë perimetrin e saj të jashtëm, dhe kjo përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kesh kujdes. Ky bashkëpunim i thelluar në mbrotjen e kufijve europiane Shqipëria kthehet në një kontributor të vërtetë”.

 



7 Comments

  1. Po cfare perfitime ke o rrace e qelbur nga keta?Njehere thoni te hyme ne -BE-qe qytetaret te levizin lirshem,paskesaj na merrni keta per te ruajtur kufirin,vendosni dhe piramidat ,klonin dhe brezin e bute.Ata nuk vine per syte e zes qe te te pelcasin,por do paguhen nga taksat e gjithe shqiptareve se keta jane identike me policite private qe marrin parate kot se koti dhe shume here jane bere protogoniste te vjedhjeve te lekeve te bankave.Izoloeni kete popull -budalla qe u mban ne pushtet me voten e tij .

  2. Kufiri po ruhet me nje vendim politik te BE per te ndaluar ato trafiqe qe lejon ky koke gjylja :

    Droga
    Armet
    Qeniet njerezore etj.
    I vure vulen e turpit ketij vendi.

  3. Si do t’i kalosh cunat tani or mortje? Edhe avionet e mushkonjave keq do ta kene…..
    Shtoje haloperidolin!

  4. Qeveria jonë e shet ardhjen e Frontex si një sukses. Në fakt prezenca e Frontex ne Shqipëri demostron dështimin spektakolar të qeverisë për të siguruar kufijtë e vendit. Në një rast të pa precedentë, Frontex që nuk operon jashtë kufive të BE-së ka zbarkuar sot në vendin tonë. Për të kuptuar arsyet se pse Frontex ndodhet në Shqipëri mjafton të shohësh se kush janë objektivat kryesore të prezencës së tyre.

    • Kontroll i kufive
    • Sekuestrim armësh
    • Sekuestrim droge
    • Luftë krimit ndërkufitar
    • Zbulim i dokumenteve false
    • Bllokim i mallrave kontrabantë
    • Zbulimi i automjeteve të vjedhura
    • Zbulimi i trafikantëve të qënieve njerëzore

    Siç duket qartë asnjë nga objektivat nuk kanë të bëjnë me ne por me sigurinë e BE-së.

  5. Ato robt ku ti kesh o i-pa emer-i ridhjerjes qe ke ngrene te pegerur ne oren 14;28.Tani me eshte ngritur pak -inteligjenca-nuk jam idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *