• |
ide | kryesore

Rama për nisjen e misionit ‘Frontex’: Vendi ynë, partneri i besueshëm i BE

Lajme, Të fundit



Në ceremoninë e nisjes së misionit të “Frontex” në Shqipëri,Edi Rama tha se ky është një element i qartë, por edhe shenjë vlerësuese e BE-së për Shqipërinë, e cila bëhet tashmë vendi i parë që zgjidhet në Ballkanin Perëndimor për një marrëveshje të tillë.

Shefi i qeverisë shtoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitete për të ruajtur kufijtë dhe të përballojë njëherësh edhe fluksin migrator, që vjen nga vendet e treta.

“Kjo është një arsye e qenësishme për t’u ndjerë vërtetë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm  për Evropën. Arsyeja tjetër është personale.

Për faktin se këtu sot jam me një mik, që në disa role ka treguar me vepra dhe jo me fjalë një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje personalisht ndaj meje, Dhimitri Avramopoulos, pa të cilin që edhe ky projekt i rëndësishëm, që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar dhe jo më të ishte realizuar. Unë do të doja ta falënderoja  komisionerin për praninë e tij dhe mbi të gjithë për dedikimin e tij ndaj një fushe, ku kur e mori detyrën mua mu duke se i kishin lënë pjesën më të minuar të të gjithë interesave të KE-së, por sot mund të thuhet se është bërë një progres i madh. Falë jush dhe përmes jush , ne do të jemi në gjendje  t’u tregojmë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të padiskutueshme për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm dhe tërësisht i besueshëm në përballimin e flukseve migratore.

Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë  kufijtë e jashtëm përbën  një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm. Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja  i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit të rriskut si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta.” – u shpreh Rama.

Nga dita e sotme nis zbatimi i marrëveshjes me BE për “blindimin” e kufijve tanë, që do të monitorohen nga 50 oficerë të FRONTEX.



5 Comments

  1. Keta jane komandantet e postave kufitare o –Edvin Skizofreni-? Te lumte beji rrush dhe kumbulla leket e taksa paguesve shqiptare .Jepi 140 mil euro pronarit te -Agon Cenlli-,shlyej te gjitha vendimet e gjykates qe kane fituar qytetaret shqiptare dhe firmat investitore qe ti ju ke vene shkelmin ,pakuaj dhe keta ”komandantet” e postave kufitare ,kurse populli te lepije -Shputen-si ariu.

  2. Keta jane komandantet e postave kufitare o –Edvin Skizofreni-? Te lumte beji rrush dhe kumbulla leket e taksa paguesve shqiptare .Jepi 140 mil euro pronarit te -Agon Cenlli-,shlyej te gjitha vendimet e gjykates qe kane fituar qytetaret shqiptare dhe firmat investitore qe ti ju ke vene shkelmin ,paguaj dhe keta ”komandantet” e postave kufitare ,kurse populli te lepije -Shputen-si ariu.

  3. Jemi vend shume i beseshem dhe prandaj BE dergon polici kufitare per te mbrojtur kufinjte e saj, sepse ka besim tek Shqiperia

  4. Qeveria jonë e shet ardhjen e Frontex si një sukses. Në fakt prezenca e Frontex ne Shqipëri demostron dështimin spektakolar të qeverisë për të siguruar kufijtë e vendit. Në një rast të pa precedentë, Frontex që nuk operon jashtë kufive të BE-së ka zbarkuar sot në vendin tonë. Për të kuptuar arsyet se pse Frontex ndodhet në Shqipëri mjafton të shohësh se kush janë objektivat kryesore të prezencës së tyre.

    • Kontroll i kufive
    • Sekuestrim armësh
    • Sekuestrim droge
    • Luftë krimit ndërkufitar
    • Zbulim i dokumenteve false
    • Bllokim i mallrave kontrabantë
    • Zbulimi i automjeteve të vjedhura
    • Zbulimi i trafikantëve të qënieve njerëzore

    Siç duket qartë asnjë nga objektivat nuk kanë të bëjnë me ne por me sigurinë e BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *