• |
ide | kryesore

Reuters: Shqipëria lejoi Frontex-in pasi do hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit

Lajmi për vendosjen e agjencisë së kontrollit të kufinjve të BE, Frontex, në vendin tonë, është pritur në mënyra të ndryshme online. Disa thonë se Shqipëria nuk kontrollon as kufinjtë e saj, të tjerë thonë se kjo marrëveshje është në të mirë të vendit tonë. Ja çfarë shkruan agjencia Reuters

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë të martën jashtë BE, duke u stacionuar në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit.

Të mbikëqyrur nga një drejtues shqiptar, oficerët e Frontex janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, për t’i kontrolluar dhe mbledhur informacion, si dhe për të luftuar trafikun e njerëzve, të drogës dhe vjedhjen e makinave.

“Ne jemi të vetëdijshëm se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike, prandaj duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të paligjshëm do të shtohen gjatë kësaj vere,” tha për Reuters drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.

Shqipëria është e gatshme që të lejojë vendet anëtare të BE që të shohin se sa serioze është në luftën kundër krimit, në mënyrë që të rrisë shanset për të nisur bisedimet e pranimit në BE.

Dimitris Avraopoulos, Komisioner i BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se situata e përgjithshme përgjatë rrugës së Ballkanit Perëdimor është e qëndrueshme, me nivel të ulët të ardhurish.

Por ai tha: “Ne duhet të mbetemi vigjilentë”.

3 Comments

  1. Pordhe me rigon.. Bisedimet per Frontexin kane nisur 5 vite me pare kur filluan emigrantet te shkonin ne Gjermani.

    Fakti qe finalizohen sot nuk do te thote qe u bisedua dhe u ra dakort nje muaj me pare. Kjo ishte nje kerkese e qeverise shqiptare . Eshte koecidence qe perkon me diten e diskutimit per hapjen e negociatave .

  2. Sic citoi edhe Mohamed Veliaj nga kronika e lajmeve te TopBlushChannel, “pervec policise shqiptare, tani kifinjte do te kontrollohen edhe nga Frontex i Bashkimit Evropian…..”
    Ne fund kronika e Mohhhammmmed Veliajt u mbyll: “Tashme Shqiperia eshte ne rruge te mbare drejt BE-se!”

  3. Marveshja me frontex nenkupton se ne shqieri do kete dyndje te medha emigrantesh nga afrika dhe azia. Shqiperia do kthehet ne nje kamp dhe geto e madhe emigrantesh nga vendet e konfliktit. Nje pjese e madhe e tyre do deportohen nga vendet e BE per tu mbajtur e verifikur ketu. Kjo eshte marveshja okulte qe pranoi Rama ne kembim te pushtetit gjate samitit te Sofjes. Ndryshe ska se si shpjegohet marveshja me frontex, e cila eshte nje organizate policore qe operon vetem per vendet e BE-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu