Një grup prej 15 personash të maskuar kanë sulmuar me bojë dhe me bomba tymuese Parlamentin e Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14.00, kur grupi i agresorëve ende të paidentifikuar kanë hedhur bojë dhe tymuese në drejtim të godinës së legjislativit grek.
Nga të dhënat e deritanishme, Policia helene njofton se po hetohet nëse personat që e kanë kryer aktin kanë lidhje me rastin Koufodinas.
Motivet e sulmit janë ende të paqarta. Akte demonstrative të kësaj natyre janë ndërmarrë shpesh nga grupime ekstremiste majtiste në vendin fqinj.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=Q37_EDLcxpA