• |
ide | kryesore

Tensionet Washington-Teheran, Trump: Irani të bëjë hapin e parë nëse dëshiron të negociojë

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka cilësuar si lajme të rreme informacionet që kanë qarkulluar në media, sipas të cilave Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë disa përpjekje për t’u angazhuar në një proces dialogu me Iranin. “Media e lajmeve të rreme ka për zakon të publikojë informacione false, pa asnjë njohuri mbi këtë çështje, sipas të cilave SHBA-ja po përpiqet të nxisë negociata me Iranin. Ky informacion është fals. Irani do të na thërrasë vetë nëse dhe kur të jetë gati.”- ka shkruar presidenti amerikan në një postim në llogarinë e tij personale në “Tëitter”.

Marrëdhëniet SHBA-Iran u tendosën pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015, që shtyu Iranin të njoftonte se do të pezullonte angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues. Presidenti iranian, Hassan Rouhani, njoftoi se rezervat e uraniumit të pasuruar nuk do të eksportohen më, sikurse është bërë që pas nënshkrimit të marrëveshjes e deri më tani.

Presidenti Trump e argumentoi tërheqjen nga marrëveshja me arsyetimin se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të frenuar Iranin të pasuronte arsenalin e tij bërthamor. Përmes zbatimit të marrëveshjes së vitit 2015, synohej që në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, të arrihej frenimi i ambicieve dhe reduktimi i kapacitetit bërthamor të Iranit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *