• |
ide | kryesore

Tregtonte produkte të skaduara, gjobitet biznesi në Fier

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të planit të sezonit turistik për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.

Në njoftimin për mediat AKU bën me dije se “ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi supermarket (subjekti A.P, Libofshë) nga inspektimi u kostatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuse, kos me fruta, gjalp,  lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar.”

Nisur nga shkeljet e konstatuara në subjekt, ndaj tij u morën këto masa:

“Masë administrative “Gjobë” për tregtim të mallrave të skaduar me vlerë 300,000 leke,

Masë administrative “Bllokim produkti” për ato produkte të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjesuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet hartimit të planit turistik për sezonin 2019 shprehet i vendosur për të siguruar një sezon turistik me sa më pak problematika dhe për të garantuar të gjithë konsumatorët vendas dhe të huaj për cilësinë e produkteve që tregtohen. Ndaj në këtë periudhë të rëndësishme turistike për vendin AKU bën thirrje për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë konsumatorëve për denoncuar çdo tentativë nga ana e subjekteve për të shkelur ligjin”,- shkruan AKU.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *