• |
ide | kryesore

Velipojë/ Lejonin ndërtimet pa leje kundrejt rryshfetit, 5 të arrestuar

Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Velipojë, ka vënë në pranga 5 persona që dyshohen se kanë lejuar ndërtimin e disa objekteve pa leje në zona të shpallura të mbrojtura, kundrejt shpërblimit financiar. Mes të ndaluarëve, shtetasve me iniciale N.K, 45 vjeç, B.N., 37 vjeç, R.K., janë edhe dy punonjës policie, P.Z., dhe R.K.

Nga hetimet e kryera, është dokumentuar veprimtaria e paligjshme e funksionarëve publikë në bashkëpunim me dy shtetasit e lartpërmendur. Mësohet se të arrestuarëve u është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.



2 Comments

  1. NJE FLLUSKE SAPUNI ALLA SHQIPTARESHE . DO BEJNE CA LEKE KETA GJOBEVENESIT E DREJTESISE DHE KAQ . ÇA BETE ME KRYETARIN E LEZHES ? NJE MUT . PO ME BYTHQIRIN E RROGOZHINES ? NJE MUT .
    KU VEND KA MARR FUND , KETU NUK DENOHESH KUR GABON , KETU DENOHESH KUR NUK VJEDH .
    RROFTE VETINGU . RROFSHIN KURVAT

  2. Ndertimet pa leje jane bere rutin ne te gjithe vendin . Kryetaret dhe kryeinspektoret e bashkive pane se nuk te ndodhte gje po te ndertoje pa leje dhe i dhane nje yxhym te gjithe . Ça i ndodhi kavajes , Lezhes , rrogozhines ,Sarandes, himares ? Asnjegje , ata bone nje dore lekesh , u dhane edhe ca prokuroreve dhe gjykatesve dhe ohoho po ne kale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *