• |
ide | kryesore

Video-përgjimi me gruan ruse që shkaktoi tërmet në Vjenë (VIDEO)

Arkiva, Kryesore

Austria është trandur nga skandali i një materiali filmik të publikuar së fundmi, ku Zv.kancelari austriak i dorëhequr, Heinz-Christian Strache, shfaq gatishmërinë që në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ), t’i siguronte një oligarkeje ruse, Aljona Makarova-s, mbështetje për tendera publikë, në këmbim të promovimit të formacionit të tij politik në të përditshmen “Kronen Zeitung”. Kompromentimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, ku populistët arritën 26 % të votave dhe u bashkuan në një koalicion paselektoral me grupimin e shumicës të konservatorëve kristian-demokratë të ÖVP-së.

18 orë pas publikimit të video-skandalit, Strache i paraqiti dorëheqjen bashkëdrejtuesit të koalicionit qeverisës, kancelarit austriak, Sebastian Kurz, i cili shpalli të shtunën zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu, Strache dorëzoi edhe postin e kreut të FPÖ-së. Në orët që kanë pasuar dorëheqjen e Zv.kancelarit, qarkullojnë hipoteza se pasuesi i tij i mundshëm është kandidati i dikurshëm për president nga radhët e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer.

 

 

Ndërkohë, të gjithë ministrat e FPÖ-së janë shtrënguar të ndjekin shembullin e liderit të tyre, duke u tërhequr nga detyra. Ky vendim unitar për tërheqjen nga koalicioni qeveritar, u paralajmërua nga Strache ditën e djeshme, pas thirrjes së kancelarit Kurz për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Herbert Kickl, i cili duke qenë edhe në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, duhet të mbante gjithaq përgjegjësi për skandalin. Mes titullarëve të tjerë të dorëhequr, janë: ministrja e Punëve të Jashtme, Karin Kneissl, ministri i Mbrojtjes, Mario Kunasek, ministri i Transportit, Norbert Hoffer dhe drejtuesja e institucionit rregullator të politikave dhe Çështjeve Sociale, Beate Hartinger-Klein.

Materiali filmik që jo vetëm i kushtoi karrierën Strache-s, por që kolapsoi mbarë ekzekutivin, ka ngritur shumë pandehma mbi një prapavijë të qëllimtë të video-skandalit, duke u hapur udhë kështu edhe teorive të shumta konspirative. Në përgjimin sekret të publikuar të premten nga prestigjiozet gjermane “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung”, Makarova, shtetase letoneze dhe mbesë e një oligarku rus, shpreh ambicien për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë, “Kronen Zeitung”, me qëllim që të faktorizonte FPÖ-në gjatë periudhës paraelektorale, për të përftuar në formë kompesimi disa tendera publikë.

 

 

Sikurse dikton edhe thënia franceze gati proverbiale “cherchez la femme”, orvatjet për të zbuluar porositësin e video-përgjimit, janë të prirura drejt gjurmimit të Makarova-s, ruses tipike flokëverdhë, shtatlartë dhe hollake. Në fund të bisedës së gjatë prej 6-orësh që zhvillohet në një vilë të ishullit spanjoll të Ibizës, shefi i FPÖ-së përjetoi thuajse një epifani, kur perceptoi papritur në mënyrë intuitive se po i ngrihej një pusi. Makarova, përkundër sharmit natyralisht miklues, por detyrimisht të ushqyer edhe nga pasuria e pamatë, shfaq mungesë të theksuar dhe pështirosëse të higjenës me thonjtë e këmbëve të papastër, të zinj pis. “Kjo s’përshtatet me pamjen e përgjithshme.”- vëren me të drejtë Strache, që pasi sigurohet nga funksionari i FPÖ-së, Johann Gudenus, për vërtetësinë e identitetit të ruses, vazhdon të gjerbë i patrazuar vodkë me Red Bull dhe të tymosë duhan.

Gudenus, është njeriu i besuar i Strache-s për punë të ndyra. Zotërues i shkëlqyer i rusishtes, si rezultat i studimeve në Moskë, eksponenti i FPÖ-së  Gudenus, është dekoruar së bashku me eprorin e tij Strache-n me urdhrin e Republika Srpskës nga Millorad Dodiku, anëtari serb i presidencës tripalëshe të Bosnje-Hercegovinës, që shquhet për qendrimet e tij të theksuara nacionaliste.

Pasi troku i orës ka lajmëruar mbërritjen e mesnatës, Strache dhe Gudenus shprehin dëshirën për të shkuar në një klub në “Playa d’en Bossa”. Të veshur ndonëse në mënyrë të shkujdesur, ashtu siç e kërkojnë temperaturat dhe atmosfera e jetës së natës, austriakët nuk harrojnë të  “nxjerrin vaj edhe nga guri”. Ironikisht, kjo thënie është huazuar nga një prej vëllimeve të veprës monumentale të letërsisë ruse dhe të asaj botërore, “Lufta dhe Paqja”, të autorit L.Tolstoi, ku një prej personazheve të ushtrisë ruse përdor shprehimisht këto fjalë për të shpjeguar strategjinë e një gjenerali gjerman. Strache i drejtohet Gudenusit duke i kërkuar që të bindë Makarova-n për të blerë të përditshmen “Kronen Zeitung”, që shihej nga populisti si nevojshmëri për të marrë nën kontroll të plotë politikën e saj redaksionale.

Pas kësaj rezymeje që ilustron tablonë e politikës së ditëve të fundit në Austri, janë ngritur pyetje dhe hije dyshimi lidhur me organizatorët e këtij inskenimi profesional, të krahasueshëm me skrupolizitetin e shërbimeve sekrete. Duke njohur parimet dhe retorikën e presidentit Donald Trump, mund të përjashtojmë mendjendarë amerikanët, por bashkë me ta edhe rusët, që afërmendsh nuk do të kërkonin kurrës e kurrës dobësimin e influencës së njerëzve të tyre në Vjenë. Teksa hetimet kanë nisur, është ende herët për të folur dhe mbetet për t’u parë nëse prapaskenat e këtij sulmi do shoshiten për publikun e gjerë.

Në përmbyllje, vlen për t’u sjellë në vëmendje pohimi i komedianit gjerman, Jan Böhmermann, i cili të enjten, në një video-mesazh falenderimi për publikun pas vlerësimit me një prej çmimeve më prestigjoze në lëmin e aktrimit, tha se shkak i mospranisë së tij ishte bërë një natë “e çmendur” mes alkoolit dhe kokainës pikërisht me disa miq të FPÖ-së, të gostitur në vilën e një oligarku rus, ku po bisedohej për blerjen e “Kronen Zeitung”. I pamësuar të mos qeshë me shpërfaqjet e karakterit hokatar të Böhmermann-it, publiku nuk e kuptoi se po gjendej midis një profecie dhe një të vërtetë shtangëse.

©Lapsi.al

Kristi Kaba

 

10 Comments

  1. Loje gjermane! Doli tani per te impaktuar zgjedhjet europiane. Po ta kishin hedhur ne qarkullim me here do kishte efekt lokal, ndersa tani eshte si t’i hedhe uje persiper propagandes se ndezur te populisteve europiane ne marsh per sukses qe mund te jete historik ne zgjedhje. Mos harrojme qe pergjimi doli ate dite kur politikani do te ndodhej ne Rome ne mitingun e populisteve europiane, te organizuar nga salvini dhe le pen. Po bejne cdo gje per t’i ndal populistet; nga pergjimi i ketij tek milkshak-u qe i hodhen Farage. Politika main-stream ne perendim po vepron si mafie. E hengri ky per blerjen e nje gazete, kur une nuk di te kete ndonje gazete te rendesishme kritike me merkel ne gjermani. Nje arsye duhet ta kete, apo jo? Politika ne perendim ne kete moment eshte shume e ndyre por shume interesante.

    1. I ke rene kokes. Do shtoja se njelloj sic u perfshine sherbimet sekrete ne ShBA kunder Trump, po keshtu sherbimet sekrete Gjermane, Franceze e Britanike jane vene ne sherbim te Liberaleve, leftistve, Marksisteve e Globalisteve/Internacionalisteve te Europes qe jane ne pushtet.
      Te trembur keq se po ju shkaterrohen planet per zevendesimin e popullsise se kombeve Europiane me zezake nga Afrika dhe skllaverimin perfundimptar te Europes, komunistet, Globalistet/internacionalistet do perdorin cdo mjet te ndyre kunder nacionalisteve. Keta jane njerez shume te rezikshem qe kerkojne te krijojne Bashkimin e Ri Sovietik, per ti futur ne nje zgjedhe te re komuniste jo vetem lindjen por edhe perendimin e Europes.
      Jane kohe shume te rendesishme ku percaktohen fatet e kombeve te Europes.

      1. @arber: zevendesimi i popullesise evropiane me zezake: me mainstream se kjo marrezi nuk ka, per te tjerat lene se qenke politopordholog i madh, shpresoj rrogen te ta japin te madhe per komentet qe ben edhe duke mbeshtetur komentet e tua me emrin berti

        1. Kush je mer ti qe leshoke pordhe ka goja? Kush te dhjeu ty? A di te brockullitesh gje per cfare them une, mos me trego mu pordhe me rigon. Ose je krejt plehre e merceneareve te Soros, ose krejt injorant, ose te dyja bashke. As per frymor (derrkuc a harabel a miush a) nuk futesh ne llogari.

  2. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  3. O araaa, ti duhet te jesh po ai tipi qe ngaterron gazeten me portalin, meron me intelektualin dhe rilindjen me Rilindjen. Une jam liberal. Nuk kam as probleme me zezaket, as adhurim per populistet. Problemi eshte se ekstremizmi qe vjen nga urrejtja e partive tradicionale per populistet, po kercenon lirine e shprehjes dhe demokracine. Shiko si deshtojne te gjithe sondazhet ne perendim, pasi njerezit nuk shprehen nga frika e paragjykimit dhe lincimit qe eshte bere i zakonshem dhe shiko cfare turpi po ndodh me brexit.Arsyeja qe nuk e kupton diferencen thelbesore midis dy komenteve dhe te duken sikur vijne nga e njejta dore, eshte e thjeshte dhe vjen nga fakti qe je IDIOT+rilindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu