• |
ide | kryesore

Meta rrëmben skeptrin e kryeopozitarit të Reformës në Drejtësi

1, Arkiva, Ide

Ilir Meta ka pranuar të veshtë kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar, që shpreh me kaq forcë rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikësh dhe njerëzish publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht.

Kreu i shtetit nuk e ka bërë këtë vetëm përmes kritikave që janë lëshuar deri tani, por mbi të gjitha, duke propozuar zgjidhje konkrete.

Gjatë konferencës së kësaj të mërkure për “Sfidat e sigurisë në Ballkan” ai ka fshikulluar pamundësinë e ringritjes në tre vite të gjykatës kushtetuese, zgjedhjen e diskutueshme të kryeprokurores Arta Marku, lojën e dyfishtë të Euraliusit, apo mendësinë e gjuetsisë së shtrigave përmes goditjes sipas madhësisë së peshqve.

Lexo më tej:

“Reforma në Drejtësi, histori suksesi”. Meta kundër ndërkombëtarëve

Cilido që e ka ndjekur këtë sagë të trishtë tre vjeçare, mund ti shtojë këtyre mëkateve edhe kapjen politike të institucioneve të sapokrijuara, vettingun me dy standarte alla Donika Prela, dhe implikimin sharlatanesk të ndonjë ndërkombëtari të niveleve të larta.

Ajo që e diferencon lëvizjen e Ilir Metës nga skeptikët e zakonshëm të reformës në drejtësi, është përpjekja për kërkimin e rrugëve institucionale që do të mund të zhbënin ato që janë ngritur mbrapsht. Kreu i shtetit ka rrëfyer sot për një kërkesë ndaj instancave më të larta të Brukselit, për sjelljen e një komisioni verifikimi që do të kontrollonte ecurinë e deri tanishme.  

A do ta pranonte një organizëm i tillë ‘lejen” e Euralius dhe OPDAT, për një kryeprokurore që mbretëron prej dy vitesh vetëm me votat e njërës palë, megjithëse kjo shpikje nuk shkruhet askund në kushtetutë?

A do i legalizonte ai vendimet e komisionit të vettingut që dikujt ia quan të ligjshme paratë e pataksuara dhe dikë tjetër e penalizon për të njëjtën gjë?

A do i justifikonte ai veprimet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese, që me gjithë mangësitë, ka qenë një organ që i ka thyer hundët sa qeverive të Berishës, po aq edhe të Ramës?    

Pra propozimi i Ilir Metës për të kaluar nga retorika (disa e quajnë histori suksesi ndërsa të tjerët dështim të sigurtë) në hapa institucionalë për kontrollimin dhe shmangjen e së keqes, është një akt prej politikani serioz.

Natyrisht, që një rrugë e tillë nuk do të realizohet sot për sot dhe shpejt e shpejt. Ajo nuk ka shpresë të vihet në zbatim pa përfunduar zgjedhjet europiane të kësaj fundjave dhe as pa u ndryshuar qeveria e Brukselit në shtatorin e ardhshëm. Por, ajo është një dosje që duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që drejtuesit e rinj të Komisionit Europian ta gjejnë në tryezat e tyre të punës në vjeshtë.

Vetëm kështu mund të përkundet një shpresë se euforia për “Shqipërinë fanar ndriçues në BE” do të përfundojë dhe do shqyrtohen realisht fondet e dhuruara nga taksapaguesit e 28-shes.

Ilir Meta konfirmoi se do të ndjekë këtë rrugë. Natyrisht, duke u sjellë kështu, pesonalisht nuk do ti shpëtojë akuzave. Do të përballet me shigjetimet se do të vendosë një shejtan në djepin e zbrazuar, se ka konflikt interesi, apo se i trembet faktit se mund të jetë viktima e parë e drejtësisë së re.

Por, pavarësisht akuzave që do t’i bëhen, apo qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik. Sepse realisht pas tre vjetësh, ka ardhur koha për të përfunduar me euforinë e reformës që do të prodhonte mrekullira dhe për të bërë bilancin e saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj nuk skanojnë vetveten. Eshtë koha që edhe Brukseli të kuptojë ku ka gabuar dhe ku është mashtruar.     

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Pra, lindi nevoja per te reformuar reformen sipas Metes. Kjo eshte e pamundur te behet se reforma nuk ka prodhuar pasoja reale (pasojat reale do te jene zgjedhja e njerezve te ri sipas permbajtjes se reformes dhe jo tekave te paligjshme te rames, dhe qershia mbi torte:pastrimi i politikes). Vendimet e organeve te vettingut jane ne proces verifikimi perfshire ate per Donika Prelen. Deri tani nuk ka double standart , sepse dhe rasti analog nuk u rrezua nga KPK por nga Kolegji i Apelimit ku u dergua me kerkese te Komisionerit Publik. Ne te njejten faze eshte edhe rasti i Preles. Te shohim se si do shprehet Kolegji. Pjesa tjeter nuk ka lidhje me reformen, por jane thjeshte shkelje te tmerrshme te ligjit te bera nga rilindja dhe njerezit qe ajo i ka zgjedhur ne menyre te paligjshme. Veprimet abuzive te qeverise dhe te te zgjedhurve te saj ne menyre abuzive ne drejtesi, ndeshkohen me burg nga gjykata dhe jo nga komisionet e metes. Te presim ngritjen e SPAK dhe BKH pastaj flasim. Nuk mund te behet nje rireformim vetem qe politika te shtyje pa fund ngritjen e organeve qe do merren me te. Kam frike qe levizja e metes eshte e koordinuar dhe sabotuese. Pasi e hengren te gjithe te tjeret shumica me te drejte, tani qe i vjen rradha politikes u dashka reformuar reforma. I vetmi problem objektiv qe ka nxjerre reforma deri tani eshte kufiri shume i ulet i pasurise te pajustifikuar penalizuese. Kjo mund te ndryshohet edhe me efekt prapaveprues, se e lejojne parimet kushtetuese kur ka sens favorizues, qe ne fund bashke me te thatin te mos digjet dhe i njomi.

  2. Edhe Shkullaku nuk e pranon kete rrene te madhe,biles Shkullaku si idiot qe eshte do ti bente ndonje krahasim si psh”si Meta mbas kepuces” apo do thoshte qe ky superhajdut duhet i pari te shkoje ne burg.Tani qe shteti po shkaterrohet fare nga hajdutet kujtohet mashtruesi me i madh se nuk paska drejtesi.Meta qe ka video unikale ne bote kujton se genjen boten.Shkullaku psh do te pyeste Mziun e Kamzes se si tja bejme K/prokurores.Gallate hajdutesh qe do te hane kokat e njeri tjetrit.Ishalla me paqe.

  3. Me ngritjen e qeverise kalimtare duhet rifilluar nje veting i ri . Per mua e gjithe drejtesia eshte e korruptuar pa perjashtim . Duhen zevendesuar me nje brez te ri te paindoktrinuar dhe qe jane shume te kontrollueshem ekonomikisht .

  4. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  5. Ky azilanti qeka per Kanada,.Kujy i rruhet per kete Petoshati,dihet qe eshte sahan lepires por ketu eshte pune Hajdutesh.Me ne fund hajduti Meta e nxorri koken sepse e pa qe Amerika as qe rruajti fare per LLallen apo Vasilin,Sic duket Monika qe u ktrhye nga USA i ka sjelle mesazhin qe tani e ke rradhenTi o Kryekomandant i hajduteve.Vdiqen kohet e “arta” te Berishes qe hajdutit i kerkohej falje “aman me fal qe te kapa “.Presidenti me hajdut i botes ,Meta dhe Monika qe e vodhen edhe servicet italiane te Pallatit te brigadave.Birbo Hajdut,ishalla te ka ardhur fundi .

  6. Ky shkrim,matematikisht shprehet shume shkurt : 1 + 1 = 2 ,ndersa artikull shkruesi e paraqet keshtu : 1 + 6 +4 – 7 – 2 = 2 Aresyeja pse i bihet kaq gjate,krijon premisa per interpretime te ndryshme,ne nje kohe ,qe nuk ka asnje aresye per interpretime.

  7. Vetem Markosi I Filipineve krahasohet me vjedhje me Meten.Ne historine e Shqiperise Meta eshte hajduti me I madh mbas Zogut.

  8. Pertej bindjeve politike te secilit, besoj qe ‘arritja” me e madhe e ri-pjelljes ne keto 6 vite eshte ajo qe do ta quaja “merobazizmi” i shoqerise shqiptare. Nuk jam aq naiv sa te mendoj qe cdo gje ndodhi keto 6 vjet. Jo, premisat i kishim si natyre, (mos)formim, trashegimni, etj. Nga ana tjeter, nuk ka ndodhur kurre me pare qe te flitet me teper per opoziten se sa per politikebreresit aktuale, vjedhjet e te shkuares duke mbyllur syte per abuzimet gjigande te te tashmes, biografite e atyre qe (mire apo keq), ngrejne nje diskutim per nje fenomen te caktuar-kundrejt temes qe ata trajtojne, mungesa e kultures se debatit, etj. Kam frike se po humbasim perfundimisht aftesine per te analizuar pa ndikim apo emotivitet ate cka na rrethon. Te vjen keq qe edhe ne kete forum diskutimesh, nuk arrijme dot te krijojme nje debat real rreth vizioneve, fenomeneve, shkaqeve apo ndodhive reale qe na rrethojne, por fokusi rreshqet gjithmone tek ‘partizaneria’: une kunder teje, te miret kunder te keqive.
    -Pse nuk flasim per menyren se si eshte ideuar reforma ne drejtesi dhe mostren e deformuar qe ajo po prodhon cdo dite? Paraliza e institucioneve dhe standardet e dyfishta te trajtimit, jane bere aq evidente saqe alibia se Meta nuk mund te kete te drejten morale t’i ngreje keto ceshtje, eshte sa qesharake aq edhe e demshme.
    -Pse nuk flasim per keqmanaxhimin e fondeve publike, PPP-te famekeqe haracin e te cilave do ta paguajme te gjithe? Si mund te qendroje arsyetimi qe meqenese paraardhesit e pushtetareve te sotem paskan abuzuar, nuk ia vlen te diskutojme per vjedhjet dhe mashtrimet aktuale?
    – Si mund te besoj qe shteti qenka forcuar kur askush nga personat e implikuar ne trafiqe, pergjime, vjedhje fondesh apo votash, nuk del para drejtesise reale (jo para Donika Preles)?
    Kete lloj debati do te kisha dashur te kishim, por mbase jam vetem nje idealist i pashprese.

    1. fole ti o idealist i parazitizmit dhe tiranise. o idealist i mediokritetit. ate e patentuat me brandin rama me shendet o blushi/rama/velaij/ajola/bythqirilulishtes

  9. Reforme që ngec ne cdo hap e qe zgjatet me vite, tregon se paku paaftesi totale. thotë:

    E drejte Bushat, qe thu:
    -Pavarësisht akuzave që i bëhen,
    e qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit
    është një akt prej lideri politik.
    Sepse pas
    tre vjetësh
    ka përfunduar euforia e reformës që do të prodhonte mrekullira
    dhe duhet bërë balance i saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj
    nuk skanojnë vetveten. Eshtë koha që Brukseli dhe USA
    të kuptojne ku kane gabuar
    dhe si te korregjojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu