• |
ide | kryesore

Basha: S’ka pakte kulisash, vendimarrje me referendum nga populli

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha për herë të parë sot ka përmendur ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe po kështu ndryshime në kushtetutë, si për zgjedhjen e presidentit ashtu dhe për referendumet popullore.

Ai tha se beteja që ka nisur opozita nuk mbaron me largimin e Edi Ramës por me zgjidhjen e plagëve që kanë shkaktuar krizën në vend.

Deklarata e Bashës sot në Durrës:

Kjo betejë nuk do të mbarojë thjesht me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës.

Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.

Deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt në 100 zona mazhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.

Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli.



4 Comments

  1. Levizje e sakte! Ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi u bene me 140 deputete dhe vete ato qe i votuan sot i kundershtojne. Parlamenti shteroi sepse me mire se nje reforme qe bind 140 deputete, nuk mund te beje. Tani eshte rradha e popullit. Te shikojme cdo bej !

  2. keni 20 vjet o lulush si nuk e bete ate kodosh reforme, kush ju pengoj. 5 veta jeni qe mbani peng vendin. BERISHA, META, RAMA, MONA, LULI.

  3. Copa e Hajdutit e mbushi kopan. Te gjithe e dine qe eshte nje Hajdut, nje Koncesionar I ndyre, qe ka bere cfare
    I ka sashur qejfi me pronen publike.

  4. I ka zene frika rilindasit e opozitaret fallco.Z.Basha mbaj premtimet se atehere rregullohet Shqiperia ngjadhet shpresa e shporret e keqa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *