• |
ide | kryesore

Biseda e Meghan me miken e saj, ‘Më gjej një mashkull të famshëm’

Paparazzi, Slider



Meghan Markle mesa duket e ka parashikuar që vite më parë se do të ishte një nuse angleze.
Në një intervistë për “The Sun” shoqja e saj e ngushtë ka zbuluar bisedën me dukeshën para se ajo të njihej me Prince Harry. Personalitetit televiziv, Lizzie Cundy ka rrëfyer se Meghan i kishte kërkuar para 3 vitesh që ta ndihmonte të lidhej me një “njeri të famshëm britanik.
“Ne ishim duke biseduar  si mes gocash dhe më pas ajo më tha,”A njeh ndonjë djalë të famshëm britanik? Unë jam single dhe më pëlqejnë meshkujt anglezë “. I thashë që do të dalim dhe do të gjejmë dikë”, u shpreh ajo për “The Sun”.
Më pas 50-vjeçarja tregoi se ishte surprizuar kur kishte marrë vesh që ish aktorja e “Suits” përflitej për një histori dashurie me Prince Harry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *