• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh mes Selena Gomez dhe 68-vjeçarit, a është i vërtetë lajmi i martesës?

Paparazzi, Slider



Kur Selena Gomez shkruajti në Instagram 5 ditë më parë se do të martohet me aktorin Bill Murray, askush s’e mori seriozisht. 26-vjeçarja u shfaq e mahnitshme në Kanë për premierën e filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar. Në postimin e saj në Instagram, ku shprehu nderimin që është pjesë e filmit, Selena shkruajti:

“Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin. Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi.”

Mirëpo, nëse kjo u duk si shaka, një foto e shkrepur në tapetin e kuq ku Bill Murray shikohet shumë pranë Selenës, po ngjall dyshime se s’është e thënë të mos jetë e vërtetë. Dhe, as deklaratat e Bill Murray-t për Selenën, nuk ndihmuan që këto dyshime të zhduken.

“Ajo është e jashtëzakonshme. Është e dashur dhe e natyrshme. Jam gjithmonë i lumtur kur njoh një ikonë pop-i që më pëlqen vërtet.”

Në lidhje me se çfarë i pëshpëriti në vesh këngëtares, Bill Murray rrëfeu për “Esquire” se ishte një shenjë kujdesi për të.

“Nuk e mbaj mend çfarë i thashë. Po përpiqesha ta qetësoja. Ajo më pëlqen shumë.”

E kështu. Çfarë nisi si shaka, mori drejtim krejt tjetër.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *