• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Letra e Ramës për Bashën është tallje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ju drejtua sot pasdite, përmes një letre të hapur, kryetarit demokrat Lulzim Basha, duke e ftuar atë për t’u ulur së bashku në një dialog pa kushte. Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Dashamir Shehi thotë se letra është tallëse.

“Ne nuk do marrim pjesë në zgjedhje dhe do bëjmë çmos që zgjedhjet të mos bëhen. Duke e parë këtë situatë, ai teatri i vjetër i kukullave e ka kuptuar që tani duhet të bëjë një xhest publik dhe për t’ja lënë ngarkesën pjesës tjetër. Nëse do kishte përmendur largimin e tij, do kishte hapur një spirale. Fraza e fundit, ai e quan këtë një krizë të pakuptimtë. Letra është e kuruar dhe është pak tallëse, ka pak Konicë këtu. Se e imiton, se i mendon njerëzit budallenj”, – deklaroi ish-deputeti.

“Nëse zoti Basha do ta pranojë, le ta pranojë! Është puna e tij. Të gjithë këto tallje që ka bëre Rama këtë radhë i ka hedhur me letër. Kjo është tallje e madhe, tallje me shkrim. Pjesa opozitare po besoi këtë letër në vëmë në dyshim reputacionin tonë që kemi ndërtuar në gjithë këtë kohë. Unë nuk shikoj asnjë shpresë tek kjo letër. Nuk merr asnjë kosto PD, nëse i thotë jo” – tha Shehi.



5 Comments

  1. Shko me mer pijanec. Boji nder njerezve dhe pirdhu nga politika. Merr dhe Mediun me vete, Ndoken e gjith ato degjeneratat e tjere qe kane 30 vjet ne politike dhe prap kerkojne voten e shqiptareve.

  2. Ike more” pijanec”–qe te rrine rehat -Drogaxhinjte-se e ndriten halene me te qeverisur kete vend.Ku ka me shume kriminele dhe trafikante se sa popull te ndershem .Se te ndershmit dhe fukarenjte moren arratine ne keto vite te ”ndritura” te qeverdhjerjes te ketyre monstrave.,

  3. Bravo dash e kuptove,por nuk mbushin keta shpellare e cecene bashke cetniket e salihut se rama tall loqet me salihun e lulune dhe me keta loqet qe komentojne ketu,kam muaj qe ju them qe rama tallet me ju te pd e lsi deri diten qe ju nuk do ekzistoni si parti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *