• |
ide | kryesore

Dortmund, mbreti i merkatos pa nisur mirë: tre blerje për 80 milionë

Sport



Borussia Dortmund është bërë menjëherë protagonisti i madh i merkatos së futbollit, ende pa nisur mirë. Klubi verdhezi në pak ditë ka bërë tre goditje, duke shpenzuar në total rreth 80 milionë euro. Në fillim ishte mbrojtësi Nico Schulz, që erdhi nga Hoffenheim për 25 milionë, pastaj zyrtarizimi i Thorgan Hazard (vëllai i Eden), i marrë nga Moenchengladbach për 28,5 milioni, e në fund u prezantua Julian Brandt, që u largua nga Bayer Leverkusen për shumën e 25 milionë euro.

Sic duket Dortmund e ka marrë seriozisht tashmë, të tentojë ti marrë fronin Bayern Munich, pasi i shkoi fare pranë misionit këtë edicion, ku rivalizoi deri javën e fundit për titullin kampion në Bundesligë.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *