• |
ide | kryesore

“Foreign Policy”: Plani për Kosovën, Serbia kërkon respekt, jo territore

Kryesore, Lajme



Nga EDWARD P. JOSEPH, Foreign Policy

“Jemi këtu për të ndërtuar ura dhe për të shembur mure” – i tha kryeministri grek Aleksis Tsipras homologut të tij Zoran Zaev gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut në 2 prill, e para në histori e një kryeministri grek.

“Më tërhiqni zvarrë nëpër rrugë, por nuk e njoh Kosovën” – tha Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një intervistë televizive në Beograd në 8 maj.

Dy liderët e Ballkanit që luftojnë për dy mosmarrëveshje të vështira vijnë nga perspektiva diametralisht të kundërta. Kontrasti i fortë mes optimizmit të grekut Tsipras dhe mallkimit të serbit Vuçiç përmbledh dilemën më të rëndësishme për rajonin.

Duke kaluar dekada me egërsi, Tsipras negocioi një marrëveshje revolucionare për çështjen e identitetit kombëtar mjaft e ndjeshme duke bërë që fqinjët veriorë të ndryshonin emrin në Maqedonia e Veriut. Një triumf i procesit të paqes, marrëveshja e Prespës heq të gjitha pengesat për një të ardhme të respektueshme dhe bashkëpunuese mes këtyre dy ish-kundërshtarëve që ishin bllokuar prej kohësh në një luftë të egër.

Ndërkohë, Serbia dhe Kosova mbeten të zhytur në armiqësi, të paafta të gjejnë një mënyrë që Beogradi të njohë ish-provincën e tij të shkëputur nga kufijtë aktualë. Një përpjekje e vazhdueshme e Bashkimit Europian i mbështetur nga SHBA për të finalizuar një marrëveshje të arritur mes presidentëve të Serbisë dhe Kosovës sapo është rrëzuar duke shkaktuar një valë akuzash nacionaliste. Duke shfrytëzuar egërsinë e viteve “90 anëtarët e parlamentit shqiptar në Kosovë akuzuan forcat serbe për gjenocid, një akuzë që Beogradi e hodhi poshtë duke i cilësuar kundërshtarët e tij në Prishtinë si “banditë” dhe “kriminelë”.

Zgjidhja e çështjes së Kosovës, përplasja më e vjetër dhe më e ashpër e rajonit është një çështje urgjente. Me Bosnje Herzegovinën në krizë, Rusia vazhdon të nxisë ndarjen (e Kosovës) por Evropa ngurron dhe barra e rëndë në Ballkan përsëri bie mbi Shtetet e Bashkuara. Për të rimëkëmbur negociatat, Uashingtoni duhet të marrë thelbin e përparimit për Maqedoninë dhe ta zbatojë atë në Kosovë.

Çelësi i suksesit të Prespës nuk ishte vetëm kurajë e liderëve të Athinës dhe Shkupit, por edhe një qasje globale e problemit. Në vend që të kërkonin një rrugë të shkurtër për tu përqendruar vetëm te emri i ri për Maqedoninë që Greqia mund ta pranonte, Tsipras dhe Zaev u përballën me një sërë diferencash që e bënë emrin “Maqedoni” një problem paralizues për vijimësinë.

Përmes negociatave skrupuloze, të ndihmuara nga një negociator i aftë dhe nga diplomacia e Shteteve të Bashkuara, Athina dhe Shkupi arritën në një formulë për njohjen reciproke duke rrëzuar papajtueshmëritë e së kaluarës me një mekanizëm të zgjuar për të dalë mbi dy versionet e historisë. Rezultati ishte një rrugëdalje për njohjen e plotë. Vizita historike e Tsipras në Shkup, njëlloj si ajo e Anwar Sadat në Jerusalem, ishte mishërimi i asaj njohjeje. Ndërsa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj marrëveshjes në të dy vendet po pakësohet.

E njëjta perspektivë është e mundur edhe në Kosovë. Por për fat të keq, as Vuçiç, as Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizionin e homologëve të tyre grek dhe maqedonas. Qasja e tyre e dakordësuar është një plan i konceptuar keq, deri më tani i mbështetur nga Brukseli dhe Uashingtoni – për të ndarë Kosovën në veri, ku serbët e vijës së ashpër jetojnë pranë kufirit me Serbinë, ndërkohë që në këmbim heqin dorë nga pjesë të Serbisë jugore ku janë të përqendruar shqiptarët. Përveçse mund të provokojë lëvizje popullsie në masë të minorancave të bllokuara në anën e gabuar të kufirit, ndarja do të përshpejtonte forcat centrifugale që kërcënojnë të copëtojnë Bosnjën dhe të rihapin çështjen e kufijve në të gjithë rajonin.

Për këtë arsye, kancelarja gjermane Angela Merkel e prishi me mençuri planin e ndarjes në një samit rajonal në Berlin në fund të muajit të kaluar. As Merkel as ndonjë udhëheqës tjetër nuk paraqitën një alternativë tjetër. Franca ka planifikuar të presë një tjetër diskutim të nivelit të lartë në korrik. Por baza për një dialog të vazhdueshëm mbi çështjen e Kosovës mbetet e paqartë – përveçse ka një pike të re: Si Vuçiç dhe Thaçi kanë bërë thirrje për angazhim të nivelit të lartë të SHBA-ve.

Kosova ekziston në vetëdijen serbe jo si një shtojcë, por si zemra dhe shpirti i pashprehur i kombit serb. Themelimi i këtij i vendi mbështetet në një humbje heroike në Kosovë 630 vjet më parë, që serbët refuzojnë ta harrojnë. Prandaj, humbja e Kosovës – madje edhe nëse ka kjo kryesisht ka ndodhur – nuk mund të kompensohet pasi është një tradhti kombëtare. Për këtë arsye, Kisha Ortodokse Serbe kundërshton shkëmbimin e territoreve që mbështetet nga Vuçiç, i cili mund t’ua dorëzojë zyrtarisht vendet më të dashura të serbëve te kundërshtarët. Ky është më shumë se një problem taktik. Ndarja (e Kosovës) do të linte serbët pa një ankesë të përhershme në marrëdhëniet e tyre me Kosovën dhe fqinjët e tjerë.

Si për Maqedoninë, zgjidhja për problemin e Kosovës qëndron te njohja – në kuptimin më të plotë të fjalës. Me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm – i vetmi përfundim stabilizues – Kosova duhet ta njohë legjitimitetin e pretendimit serb.

Strategjia e re e perëndimit është të synojë të ruajë dhe nderojë lidhjen e përhershme serbe me Kosovën, në kuadrin e njohjes së plotë, reciproke. Në vend që të heqë dorë nga veriu i vendit në një përpjekje të kotë për të konsoliduar serbët, strategjia e re do të bëjë të përhershme praninë serbe në Kosovë – në një formë të pajtueshme me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit.

Për shembull, kushtetuta e imponuar ndërkombëtarisht e Kosovës aktualisht kërkon që Prishtina të mbrojë vendet ortodokse serbe, një angazhim që do të harrohet menjëherë nën një skemë të ndarjes së Kosovës. Sipas strategjisë së re, Prishtina do të heqë dorë nga sovraniteti i plotë mbi këto vende të Kishës Ortodokse Serbe. Për të siguruar që këto vende të përdoren në mënyrë të përshtatshme dhe të mos bëhen pika “të nxehta”, palët do të bien dakord për autoritetin e detyrueshëm të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (një palë e tretë e pranuar) për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Për të riformuluar rrëfimet e së kaluarës, marrëveshja do të kopjonte modelin e krijuar nga Greqia dhe Maqedonia Veriore. Me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova do të krijojnë gjithashtu një “Komitet të Përbashkët të Ekspertëve”, si në marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit, të ngarkuar me hartimin e “interpretimit objektiv të ngjarjeve” bazuar në “burime të vërteta … të bazuara në prova”.

Përveç diskutimit dhe hartimit të studimeve, historianët do të rregullonin botimet për një paraqitje dinjitoze dhe të gjallë të historisë së Kosovës të secilës anë. I vendosur në një memorial, muze apo institut publik, Qendra e Përbashkët për Paqe dhe Histori do të kishte një pozicion zyrtar dhe prezencë aktive në Prishtinë dhe Beograd, ku do të fluturonin flamujt e të dy vendeve. Për Vuçiçin, kjo sipërmarrje do të kërkonte përfshirjen aktive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ekspertët e të cilëve do të punonin bashkë me homologët e tyre shqiptarë nën kujdesin e kujdesshëm grek, maqedonas dhe shqiptar.

Një qasje paralele do të qeverisë etjen intensive në të dy shoqëritë për drejtësi. Shtetet e Bashkuara dhe BE do të prodhonin një kornizë të detajuar për Serbinë dhe Kosovën që secili të ndjekë autorët e njohur (dhe më pak të njohur) të krimeve kundër tjetrit. Të mbështetur nga asistenca ndërkombëtare (veçanërisht për sistemin e drejtësisë në Kosovë) me precedentë të suksesshëm në rajon – dhe duke ndeshur dënime të konsiderueshme për eksodin – palët do të kishin një nxitje të mjaftueshme për ta ndjekur.

Shtetet e Bashkuara, të cilat nisën fushatën ajrore vendimtare të NATO-s kundër Serbisë në 1999, kanë bërë punën e tyre në të kaluarën. Serbia kohët e fundit përkujtoi përvjetorin e 20-të të fushatës, një kujtim të hidhur që Rusia shfrytëzon për të bërë rolin e saj si mbrojtëse e ashtuquajtur e serbëve. Ish-selia e ministrisë serbe të mbrojtjes ende qëndron në një grumbull rrënojash në Beograd, një monument për armiqësinë serbo-amerikane.

Zemërimi serb ndaj Shteteve të Bashkuara është i përzierë me dashurinë. Vitin e kaluar, Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç dhe Ministri i Jashtëm i linjës së ashpër Ivica Daçiç vizituan Kongresin e SHBA për të nderuar 100-vjetorin e një shfaqjeje të shquar miqësie – fundin e Luftës së Parë Botërore, kur flamurët serbë dhe amerikanë fluturuan së bashku mbi Shtëpinë e Bardhë.

Uashingtoni mund të shfrytëzojë përsëri fuqinë e simboleve si një ndihmës i diplomacisë së saj në Kosovë. Pentagoni mund të kërkonte vendosjen afatgjatë të trupave të SHBA në një vend fiks në Serbi. Vendosja fillestare do të ishte një kontingjent i inxhinierëve të ushtrisë, misioni i së cilës do të ishte të punonte me homologët serbë për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, duke filluar me ndërtesën e shkatërruar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendndodhja ideale për bazën e SHBA do të ishte në Ponikve, një vend ushtarak në Serbinë perëndimore, e synuar edhe nga NATO. E vendosur pranë kufirit të Bosnjës, vendosja e SHBA-ve do të gjendej gjerësisht dhe menjëherë në rajon, veçanërisht në Republikën Serbe të shkëputur, si sinjal i angazhimit të fortë të SHBA ndaj integritetit territorial të Bosnjës.

Përtej simbolikës, Uashingtoni do t’i ofronte Beogradit një përmirësim të madh në marrëdhëniet ushtarake dhe civile, potencialisht në nivelin e partneritetit strategjik. Duke plotësuar investimet e SHBA-së në sferën e mbrojtjes, BE do t’i ofrojë si Serbisë ashtu edhe Kosovës një paketë bujare zhvillimore, në përputhje me synimin e bashkëjetesës mes dy vendeve. Plani do t’i mbështeste serbët e shkëputur në veri me një perspektivë të re, por do të pengonte krijimin e ndonjë shembulli si Republika Srpska e Bosnjës. Interesat modeste ekonomike të Serbisë në Kosovë do të mbroheshin.

E gjithë qasja e riafirmimit të përhershëm – lidhja serbe me Kosovën dhe heqja dorë nga sovraniteti ndaj Kishës Ortodokse Serbe do të provokonte ulërimat e opozitës në rrugët e shqiptarëve. Megjithatë, Kosova është në një pozicion të dobët për të refuzuar mbrojtësin e saj ende të dashur, Amerikën nëse Uashingtoni sugjeron që Prishtina të negociojë një marrëveshje të tillë.

Nga ana tjetër, nëse Vuçiç hedh poshtë ose saboton qasjen e re, për shkak të tradhtisë ndaj rusëve ose mungesës së kurajës, Uashingtoni duhet të përgatitet për një tjetër alternativë të pakëndshme. Zgjedhja e Vuçiçit do të jetë ose për të negociuar një zgjidhje të ndershme që përparon Serbinë në BE deri në vitin 2025 ose të shikojë si Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet kryesore evropiane të zbulojnë “Kosovën 2025”, një përpjekje intensive dhe transatlantike për ndërtimin e shtetit.

Në vend që të shihte Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë të krijonte një marrëdhënie të veçantë, potencialisht fitimprurëse me Pentagonin, ky privilegj do të shkonte në Kosovë. Duke përdorur levat e tij në NATO, Uashingtoni do të shtyjë aleatët për të mbështetur ushtrinë e re të Kosovës dhe t’i kërkojë aleancës të bëjë të njëjtën gjë. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të emërojë një të dërguar të posaçëm për të përshpejtuar zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës. Departamenti i Shtetit do të emërojë një të dërguar të posaçëm për njohjen e Kosovës, i cili do të heqë angazhimet nga shtetet që njohin Europën për t’u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në një përpjekje globale për të nxitur njohjen dypalëshe dhe multilaterale të Kosovës. Ndihma bujare e zhvillimit të BE-së që Serbia dhe Kosova do të ndajnë, do të shkonin vetëm në Kosovë.

Dhe mbi të gjitha, në vend se të shihej si “faktori i stabilitetit”, Vuçiç do të konsiderohej në të gjithë Perëndimin, si një politikan tjetër problematik i Ballkanit.

Vuçiç do të ishte i mençur të rishqyrtonte rrënjësisht qasjen e tij në Kosovë. Është e vërtetë se, Kosova që serbët mbanin mend kohë më parë – një provincë që u përgjigjej zotërinjve serbë – është zhdukur shumë. Por historia serbe nuk do të duket dashamirëse ndaj udhëheqësit i cili hoqi dorë nga kërkesa e Serbisë për tërësinë e atdheut mitologjik të Kosovës për disa komuna të parëndësishme.

Më mirë të imitohen fqinjët e tij grekë e maqedonas dhe – me udhëheqjen e SHBA dhe ndihmën e BE – të krijojë një zgjidhje që ruan lidhjen serbe me Kosovën pa barrën e qeverisjes së saj. Një marrëveshje, përgjatë këtyre linjave, do të mbrojë Vuçiçin nga bastionet e nacionalizmit reaksionar serb dhe do të përmbushë dëshirën themelore të shumicës së qytetarëve në Kosovë – të vazhdojnë rrugën e tyre me dinjitet. ©Përshtati LAPSI.al



9 Comments

  1. Po meqe Serbia kerkon respekt .. le te na japi ne teritore ( presheven etj ) dhe ne i japim respekt atyre.. Shume e thjeshte.

  2. Respekti meritohet, sak respekt per kiminela dhe genjeshtar …. vetem pashalluku i beogradit i takon servis…..

  3. Agresori dhe gjakatari kërkoka respekt! Analiza nuk thotë as me shumë dhe as me pak se zgjidhja është që Kosova të kthehet në një Republikë Serbe, diçka që sot është e papranueshme! Liderët shqipëtar të Kosovës duhet të rezistojnë dhe me taksën dhe me qëndrimin për njohje pa kushte nga ana e Sërbisë. Kjo si një formë ndjese për krimet e kryera ndaj popullësisë shqipëtare në Kosovë. Të tjerat si statusi i kishës serbe, përfshirja në komitete akademikësh serbë dhe grekë është monstruoze. Në këto kushte, Shqipëria në bashkërendim me Kosovën duhet të ngrejë padi ndaj Serbisë për krime lufte në Gjykatën ndërkombëtare, ndryshe Sërbët do na poshtërojnë gjithmonë sa herë u jepet mundësia.

  4. ku ven dor babai i edvinit stalin,nena e edvinit milladin,nipi i vuqiqit thaqi,sternipi i rankoviqit hashimi buk mbin as bari e lere shtet.stalini hante miser ter ruset pas tij hanin miser,edvini si dhjerje stalini qe esht han m.t ter qelbesirat qe e votojn dhe i blen e shet si dela hajn kak.berisha ne nato-rama e thaqi ne srbska zajednic e antarsuan kosoven.berisha rrugen e kombit rama taksen e kombit,berisha liri levitzje thaqi e rama burg,burg ,burg dhe burgosja kosovarve ,nuk guxojn as ne mitrovic me shkue e lere evrop.keta jan dhjerjet e kombit rama,thaqi,baton stanishiq hagjiu.

  5. Para disa kohesh kam biseduar me dike nga Afrika qe ka studiuar dikur ne Moske.
    Ai me tha: -Vendet e Ballkanit jane te vogla dhe per rrjedhoje njerezit e tyre duhet te jetojne ne harmoni e bashkepunim mes tyre. Si nje familie.

    E pyeta si quhet ne gjuhen e tij Vellai qe perdhunon Motren apo Mamane e tij, apo vret vellezerit etj. pjestare te families se tij.
    Me pa disi i hutuar dhe me tha se nje fjale e tille nuk egsiston tek ne.

    Me keqardhje i thash se ne ballkan kete atribut e kane fituar me trimerite e tyre ” Vellezerit” tane Serbe.

    Autorit te ketij artikulli do ti sugjeroja te lexonte me shume historine e vertete te ballkanit ne keto 150-vjetet e fundit. Zgjidhja ne ballkan do te vije atehere kur shkaktaret e lufterave ballkanike te metritojne respektin qe pretendojne e per kete duhet te kryejne veprat e duhura e jo te kercenojne edhe sot e kesaj dite me ato hekurat e ndryshkura qe te tjeret po ja u ngecin ne dore per arme efektive ne mbrojtje te interesave te tyre delirante.

  6. ku ven dor babai i edvinit stalin,nena e edvinit milladin,nipi i vuqiqit thaqi,sternipi i rankoviqit hashimi buk mbin as bari e lere shtet.stalini hante miser ter ruset pas tij hanin miser,edvini si dhjerje stalini qe esht han m.t ter qelbesirat qe e votojn dhe i blen e shet si dela hajn kak.berisha ne nato-rama e thaqi ne srbska zajednic e antarsuan kosoven.berisha rrugen e kombit rama taksen e kombit,berisha liri levitzje thaqi e rama burg,burg ,burg dhe burgosja kosovarve ,nuk guxojn as ne mitrovic me shkue e lere evrop.keta jan dhjerjet e kombit rama,thaqi,baton stanishiq hagjiu.

  7. forigen policy kerkon palla si sebia,rama e thaqi.vran afer 500 mij banor slloven,kroat,boshnjak,shqiptare dhe kerkojn te ju hajn mutini sllaveve te stalinit,milloshit,vuqiq e putinit.

  8. Anglezin degjojeni prap se ne bythe e keni. Rrespektet e mija nga mesi e poshte o anglezo o bir i kurvit.

    1. apo ska derguar dhe ate misionaren qe i lexohet propaganda qe nga fotoja e profilit ne facebook, pale cfare pune ben realisht, the balkanista eshte fasad per te mbuluar deshtimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *