• |
ide | kryesore

FOTO/ AKU bllokon 31 ton kripë me nivelin e jodit nën normën e kërkuar

Lajme, Të fundit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 31 ton kripë pasi ishin me nivel jodi nën normën e lejuar. Sipas njoftimit të AKU, gjatë një kontrolli të ushtruar në dy kompani shqiptare “Eurolab” dhe “N&N” kane rezultuar shkelje të rënda, për të cilat janë gjobitur.

AKU thotë se në Kompaninë “Eurolab” u konstatuan 3 shkelje ligjore: Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, për etiketim produkti të parregullt dhe për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor.

Për këto shkelje, kjo kompani u gjobit me 600 mijë lekë. Gjithashtu iu bllokuan 16.2 ton për sasinë e magazinuar, si dhe iu kërkua që të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës që ishte jashtë standardeve.

Edhe subjekti tjetër është gjobitur për import në kundërshtim me ligjin dhe veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë në shifrën e 200 mijë lekësh. Gjithashtu u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

2 Comments

  1. Cer thu mer jahu. 31 tone krype – Goditje e tmerreshme per trafikantet dhe mashtruesit:
    31 tone x 100 $ /ton = 3100 $.
    Une thash se bllokun 31 tone cigare, pa kripe…. e ke ne Vlore n’an t’rrugs,
    Shko merr sa t’dush. S’te thote gjo njeri.

  2. Per kripen e prodhuar ne vend limiti eshte 20mg/kg, per kripen e importuar 40mg/kg.. Ky e kishte te importuar me 30 mg/kg..Sipas ligjit Italian..Po ne jemi me te mire ama…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu