• |
ide | kryesore

Gazidis ridizenjon Milan: Leonardo ikën, Tare e Campos në rivalitet

Sport



Shkarkim apo dorëheqje, por substance nuk ndryshon: Leonardo nuk bën pjesë në Milan të së ardhmes. Vendimi është i Gazidis që, pas muajve të parë të vëzhgimit, po bën lëvizjet e para, ekonomike e sportive. Administratori i deleguar, mbërritur nga Arsenal gjashtë muaj më parë me dëshirën e Elliott, ka parë nga afër punën e drejtorit teknik në merkaton e janarit e, pavarësisht raportit pozitiv, po kërkon zëvendësues.

Emrat në lojë janë dy: Luis Campos e Igli Tare. Braziliani e ka kuptuar e si krenar që është, ka vendosur ti përshpejtojë lëvizjet e afrikanojugorit me dorëheqje. Të hënën situata mund të bëhet zyrtare, pavarësisht nga fundi i kampionatit.

Kandidatët kryesorë janë dy, me portugezin e Lilla favorit për momentin. Motivi është i thjeshtë: skuadra franceze është e “kontrolluar” nga fondi i Paul Singer e 54 vjecari është i njohur si zbulues talentesh, një lloj magjistari i plusvalencave. Tratativa është pranë finalizimit, por nuk duhet nënvleftësuar Drejtori Teknik i Lazio që është në thyerje të marrdhënieve me Lotito.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *