• |
ide | kryesore

Guardiola në kontakt me Juventus: “Paratici e ka takuar në Milano”

Sport



Sinjali (jo i hedhur poshtë) është lëshuar nga disa gazeta iberike. Të shohësh trajnerin e Manchester City në pankinën bardhezi mbetet një hipotezë me shumë sugjestionuese, krejtësisht e vështirë për t’u realizuar. Për ta zëvendësuar trajnerin livornez, ndërkohë, marrin kuota opsioni Maurizio Sarri, ndërsa bie ndjeshëm, alternativa Simone Inzaghi. Por surpriza mund të vijë nga Premier League dhe ai I ëndërruari Guardiola.

Oferta për rinovimin e frikshëm të kontratës me Citizens nuk e ka mbyllur tentativën e Juventus, përkundrazi. Manchester City nuk është i gatshëm ta lërë të niset trajnerin spanjoll, por nga Spanja konfirmohet një takim i drejtuesve të Juventus dhe teknikut katalanas. Në Milano, në Pallatin “Paris”, aty ku ndodhet Guardiola, në Itali për disa impenjime reklamash përtej futbollit, është pikasur Paratici dhe mësohet se të dy janë takuar dhe spanjolli nuk duket i painteresuar për propozimin e kampionëve të Italisë.

Për të tjerët në garë: Deschamps refuzon me xhentilesë, duke konfirmuar se do të qëndrojë trajner i kombëtares së Francës. Gara për pankinën bardhezi, pas lamtumirës së lajmëruar të Massimiliano Allegri, humbet një protagonist, të paktën nisur nga deklaratat publike të të interesuarve direkt. Ish-futbollisti dhe trajneri juventin, Didier Deschamps, ka shprehur besnikëri ndaj kombëtares franceze: “Është gjithmonë bukur të jesh i kërkuar nga klubet e mëdha si Juve, por sot e ardhmja ime e është Franca – ka pranuar në konferencë për shtyp – Nuk ka nevojë të hapet një portë. Shpirti im dhe energjitë e mia janë përqendruar në kualifikimin e Francës në Euro 2020”.

Në orët e fundit kishte marrë kredite Maurizio Sarri. Lamtumira nga Londra e trajnerit toskan duket tashmë e sigurtë pavarësisht nga përfundimi i finales së Europa League ndaj Arsenal, aq sa “Sun”, përdori titullin “Sarrivederci”, duke luajtur me emrin e teknikut dhe lamtumirës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *