• |
ide | kryesore

Infarkt i shoqi, zbulon tumorin e shoqja: vit i errët për ciftin Casillas-Carbonero

Sport



Vështirësitë në familjen Casillas-Carbonero nuk kanë të mbaruar. Pak ditë nga infarkti që pësoi portieri i Porto, vjen zbulimi i bashkëshortes së Casillas, Sara Carbonero, e cila ka pohuar se është në betejë me një tumor në vezore: “Këtë herë më rastisi mua – ka shkruar ajo në Instagram -. Më kanë dalluar një tumor malinj e jam operuar. Shkoi gjithcka mirë, por kam ende disa muaj lufte dhe trajtimi për të bërë. Kam besim se do të shkojë mirë”.

“Disa ditë më parë në një vizitë kontrolli mjekët më dalluan një kancer malinj në vezore e më operuan. Fatmirësisht shkoi mirë, sepse është kapur shumë shpejt – ka komentuar Sara Carbonero në Instagram -, pork am ende disa muaj trajtim dhe kura përpara meje”. Bashkëshortja e Iker Casillas është shprehur gjithësesi e qetë dhe plot besim: “Do të shkojë gjithcka mirë. E di që rruga do të jetë e vështirë, por do të ketë një fund të bukur me mbështetjen e familjes sime dhe mjekëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *