• |
ide | kryesore

Lamtumira e De Rossi përfundon në parlament: takim në Senat

Sport



Me kualifikimin në Champions gati të paarritshëm e merkaton e verës që po futet në fazën e nxehtë, në Romë vazhdon të përflitet cështja De Rossi e kontestimi i tifozëve verdhekuq ndaj klubit për trajtimin e rezervuar ndaj një flamuri si kapiteni. Një cështje që ndërsa afrohet ndeshja e fundit në Olimpico për De Rossi (63mijë tifozë priten) bëhet më e madhe ditë pas dite, aq sa, si bën të ditur Il Messaggero, ka mbërritur edhe në Parlament.

Pasdite, në sallën e Senatit në Sant’Ivo tek Sapienza in Corso Rinascimento 40, është parashikuar një takim në Senat, organizuar nga ‘Roma club palazzo Madama e Montecitorio’ për të qartësuar situatën e krijuar pas mungesës së rinovimit të kontratës me kapitenin verdhekuq.

“Duam ti japim zë zhgënjimit që ndjejnë tifozët verdhekuq e të promovojmë të gjitha inisiativat, edhe institucionale, për të mbrojtur këtë passion të madh popullor”, kanë shpjeguar promotorët e inisiativës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *