• |
ide | kryesore

Migrantët e jashtëligjshëm, Trump kërcënon Meksikën: Do të japësh përgjigje

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Meksika do të mbajë përgjegjësi për mosparandalimin e migrantëve të jashtëligjshëm që mbërrijnë në tokën amerikane përmes kufirit jugor. “Qëndrimi i Meksikës është se njerëzit nga vende të tjera, përfshirë Meksikën, duhet të kenë të drejtën të hyjnë në SHBA dhe që taksapaguesit amerikanë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e mëdha që lidhen me migrimin ilegal. Meksika është gabim dhe së shpejti do të jap një përgjigje.”- shkruan Trump në një postim në llogarinë e tij në “Tëitter”.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht Meksikën me mbylljen e kufirit gjatë 2 vjetëve të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, me synimin për të ndalur fluksin e migrantëve të papajisur me dokumenta, që sipas tij përbëjnë një nga burimet kryesore të rritjes së kriminalitetit në SHBA. Ndërkaq, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, u është përgjigjur deklaratave të herëpashershme të homologut të tij amerikan, duke e siguruar se vendi i tij po bën të gjitha përpjekjet e mundshme në drejtim të luftës kundër trafikimit të emigrantëve dhe se dëshiron ruajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *