• |
ide | kryesore

Moderatorja britanike flet për Meghan: Më kërkoi ta prezantoja me një të famshëm

Arkiva



Edhe tani që u bë mama, kush e ka njohur Meghan Markle para se të njihej me princin Harry, ndjen se ka shumë për të treguar.Sipas moderatores televizive britanike Lizzie Cundy, ato u njohën kur ajo dhe Meghan ishin bashkë në një mbrëmje bamirësie në 2013-ën. Megjithatë, Cundy thotë se në 2016-ën, me t’u bërë publike lidhja me princin, Meghan kishte bërë sikur s’e njihte.

“Po bënim bisedë si mes vajzash dhe ajo më pyet: “A njeh ndonjë djalë të famshëm? Jam single dhe më pëlqejnë shumë anglezët.” Unë i thashë: “Do dalim e do gjejmë dik딑, kujton Lizzie Cundy në librin e saj të kujtimeve “Rrëfenja nga tapeti i kuq”.

Cundy, e cila ishte bashkë me Meghan-in në Global Gift Gala në Londër, thotë se i erdhi në mendje futbollisti Ashley Cole, i cili sapo ishte ndarë nga këngëtarja Cheryl. Edhe Meghan s’kishte shumë që ishte ndarë nga bashkëshorti i parë Trevor Engelson.

“Qenka i lezetshëm”, i kishte thënë Meghan për futbollistin, “por a është Don Zhuan?”

“Po, por ti je këtu për qejf.”

Megjithatë, Meghan e kish fituar simpatinë e saj.

“Është shumë e qetë, i pëlqente një pije, i pëlqente qejfi. Mbaj mend se më pyeste shumë për fëmijët e mi. Ishte shumë e interesuar dhe bënte shumë pyetje. Zakonisht, aktoret flasin vetëm për veten e vet. Ajo ishte ndryshe.”

Por fatkeqësisht, miqësia e tyre mori fund sapo u mor vesh lidhja e Meghan Markle- it me Harry-n.

“I shkruaj një mesazh: “Oh Zot i Madh! Dëgjova për Harry-n!” Dhe ajo ma kthen: “Po, e di. Do flasim.”

Sipas Lizzie-t, ajo duhet të ketë marrë ndonjë paralajmërim për të mos komunikuar me gazetarë.

“Literalisht, bëri sikur nuk më njihte”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *