• |
ide | kryesore

Napoli godet në merkato, Zapata objektivi primar i sulmit: “I përshtatshëm për skemat e Ancelotti”

Sport



Napoli i ka dhënë gjithnjë besim Milik, por duket se klubi nuk ka hequr dorë nga një goditje në sulm. Fernando Villareal, menaxheri i Duvan Zapata, ka konfirmuar interesimin e klubit nënkampion të Italisë, gjatë një interviste për Calcionapoli1926.it, duke konfirmuar kontaktet e Napolit për bomberin kolumbian, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Bergamo: “Napoli do ta blejë? Gjithçka është e mundur pas një viti që e ka parë Duvan spektakolar. Do të jetë i përshtatshëm për skemat e Ançclotti. Trajneri pastaj është i jashtëzakonshëm si Duvan: është gjithçka për t’u parë përsëri”.

E rëndësishmë për të ardhmen e sulmuesit është përfaqësimi në Champion League, ndaj dhe të interesuarit për Zapata duhet të përmbushin këtë kriter: “Të luash Champions League – ka vazhduar menaxheri i Duvan – është e rëndësishme, do të shohim se si janë mundësitë për të kuptuar ku do të jetë më mirë për të luajtur. Shpresojmë gjithmonë në të mirën e Duvan dhe nëse do të jetë Napoli… do të jemi të lumtur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *