• |
ide | kryesore

Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet në Berat trafikanti i drogës me 3 emra

Lajme, Të fundit



Policia e qytetit të Beratit ka vënë në pranga shtetasin Gazmir Polovina, 44 vjeç, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në mars të vitit 2013, Gjykata e Milanos ka vendosur kundrejt 44-vjeçarit një dënim prej 15 vjetësh burg, bazuar në veprat penale të lartpërmendura që parashikohen nga Kodi Penal italian. Mësohet se Polovina në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, të organizuar në formën e një grupi kriminal, kanë ushtruar veprimtarinë e trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe të kokainës.

I ndaluari njihej edhe me emrat Gazmend Polovina dhe Julian Bebri. Pas arrestimit në Shqipëri, Polovina pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *