• |
ide | kryesore

Partia e Macron: Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë

Arkiva, Kryesore



Partia e presidentit francez Emmannuel Macron ka kundërshtur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. “Këtë qershor do të jetë një jo e prerë” ka thënë nëpërmjet një interviste të publikuar në radion franceze RTL, ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau, që kryeson dhe listen e partisë së saj për zgjedhjet europiane. Ajo është shprehur se hapja e negociatave është një veprim i pamundur të paktën në qershor të këtij viti njësoj si verën e shkuar.

Nathalie Loiseau është shprehur se siç bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018 njësoj do të veproj dhe tani.

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha  unë si ministre. Vendimet brenda BE merren në unanimitet. Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Makron. Ju mendoni se ai ka ndryshuar mendim per nje vit’, ka replikuar ajo me kundershtaret politike qe e akuzonin se Makron do hape negociatat me Shqiperine.

“Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi tani nuk është i mundur”– është shprehur Nathalie Loiseau.

Ndërkohë që prenoncimi i saj është i mbështetur dhe nga partia opozitare Republikanët.

“Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni.Nëse  bisedimet me Shqipërinë do të hapen në qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, tha para disa ditesh Laurent Wauquiez, kryetar i Partisë Republikane.

©Lapsi.al

Lexo kètu lajmin e plotë të radios franceze RTL

 



16 Comments

  1. Franca shteti me antishqiptar e me proserb. Skeni faj, ju jeni ber afrik e arabi komplet, justifikohet ksonofobia tuaj. then kete, nga nje fashiste trans si ty spritej ndonje gje e madhe. bushter.

    1. uuu ca qefiiii .,,, nuk hapen negocjatat.. uuu ca qefiiii.. do shofi endra te bukra sot shkurdhaku.. se eshte ne qef.

  2. Shqiperia ka probleme serioze me korrupsionin , po nga ana tjeter ju po akuzoni ish-presidentin, sarkozin per korrupsion. apo thjesht keni hallin e Le Pen. shtet varikars.

    1. Ketu keni humbur historikisht ju socialistat skipetar. Kujtoni sikur ne te tjeret duam te keqen . A mer palla kari ju ka len sperma enverit me trauma.

  3. Shqiperise nuk i hapen negociatat, se nuk e meriton; Lerini perrallat e proserbizmit francez! Po te ishte ashtu, Franca nuk do lejonte as Kroacine te hynte ne BE. Fundi i fundit, ato qe thote ajo francezja jane vetem nje luge nga deti i felliqesive shqiptare, qe ndodhin ketu diten per diell.

  4. Negociatat u hapen vjet, e tha Ed Kokaina

    Dhe do hapen prape kete vit e tha miushi serb Caka

    Kjo francezja esht kazan

  5. Europa nuk mund te jete qellim ne vetvete, por nje alternative zhvillimi ekonomik. Nese europianet nuk na duan, natyrshem lind e drejta per te eksploruar alternativa te tjera. Interesat personale ne plan te pare, miqte shkojne e vijne.

    1. Europa eshte i vetmi qellim qe duhet te jete dhe per te argumentuar kete mjafton vetem te shohim te kaluaren e aleancave tona 500 vitet e fundit.

  6. Eshte koncepti qe kane francezet per Europen. Me shume thellim, me pak zgjerim. Ne kete pike me mire per ne eshte Le Pen se ajo mund te shkoje drejt zgjerimit duke qene se nuk e do BE. Por kaq keq sa jemi ne nuk na ben derman as Zoti, jo francezet. Ketu nuk ka shqiptare te besoje qe i kemi plotesuar standartet, e pse duhet ta bejne francezet?

  7. Te gjitheve llaafazaneve me emrin ” I pa emer”.Negociatat,nuk hapen per t’i bere qejfin kesaj,apo asaj pale,por edhe kur te hapen,perseri,ato do te hapen ,jo per t’i bere qejfin kesaj,apo asaj pale.Negociatat do te hapen,kur Shqiperia,te plotesoje te gjitha kushtet e vena nga anetaret e BE. Ju qe nuk keni nje emer,per vehten tuaj,kujtoni se kushtet e kerkuara,i kemi plotesuar? Une them qe JO. Dhe kjo JO,nuk eshte se nuk desheroj hapjen e tyre,por : Degjoni e mbani vesh,o milet,I pa emer:Nuk ka dite,qe te mos kapen sasira te ndryshme Kanabisi,jashte kufijeve te Shqiperise.Pra i kapin shtetet fqinje,sepse policia jone,nuk i kap.Pse nuk i kap policia jone : 1.Policia nuk don t’i kape,sepse eshte e perfshire vete,prej vitesh-qe nga koha e Tahirit-ne kultivimin ,grumbullimin,magazinimin dhe trafikimin e kanabisit.(Mos degjoni kryeministrin dhe historite me mickonja e guricka,mos degjoni as ministrin e brendshem,qe akoma nuk din se cbehet me policine,me vetingun e saj,me vrasjet e pa para kurre ne historine tone,me krimet e tjera qe ndodhin cdo dite nen hunden e policise,si vjedhjet neper shtepite e qytetareve,aksidentet automobilistike te pa numurta,me vdekje e plagosje te shumta dhe policia,nuk i ve nen zap shkaktaret,duke mos i arrestuar,duke fshehur shume krime,bile shspesh ne ato krime perfshihen edhe jo pak police.)Kryeministri,dhe shpesh here edhe policia dhe ministri i brendshem,kane thene,prej kohesh se kanabis nuk ka me ne Shqiperi.Nderkohe Shqiperia,kjo magazine gjigande e droges,nuk paska te sosur nga droga.Laboratorin e heroines,e pashe me syte e mi,-tha gazetari gjerman e Bild,dhe jo ne vitin 2016,sic deshen ta mashtronin mediat-popullin e vet,por disa dite perpara se te shkruaja shkrimin ne gazete.Me kete polici dhe politike mashtruese do na pranoi BE? 2.Korrupsioni i madh shteteror,kudo shteti nuk funksionon,por na serviset portali “Shqiperia qe duam”,i cili i zgjidh problemin disa “disidenteve”,qe te dalin ne publik e te thoine qe tani qe m’u zgjidh problemi,them me plot gojen se me Edi Ramen kryeminister ,Shqiperia do behet.Ndersa me mijera te tjere.akoma presin legalizimet qe nuk kane per te perfunduar kurre.Vjedhjet shteterore,shembulli me tipik unaza e re:22 milion euro nje KM,dhe firma fantazem qe mashtroi edhe ameriken,dhe qe nuk eshte marre asnje mase deri sot.Dhe mendoni se me keto qe rreshtova,e qe jane as 20 % e mashtrimeve te rilindjes,kerkoni dhe pritni te na hapin negociatat? A jeni te marre,a ,shtiheni- do te thoshin shkodranet.

  8. Bukur, por kur greqia donte varreza fiktive ushtaresh greke ne shqiperi, francezet dhe te tjera vende heshten dhe genjyen shqiperine dhe shqipetaret, se negociatat jane te dera, dhe per detin heshten dhe genjyen me premtime e fjale te mira serish, dhe ne fund nxoren den kundra e ncorren problemet reale te shqiperise. Mbas greqise erdhi radha e bullgarise duke mashtruar se eshte gati çelja e negociatve ne samitin e sofies, por se pari duhen njohur me ligj pakicat e tyre fiktive ne shqiperi. Rilindja u shantazhua per pushtet dhe beri nje veprim antikombetare i njohu, dhe prap franca ne fund doli kundra sapo bullgaret na i futen me pakicat. E kuptoni perse nuk dalin hapur vende si franca e hollanda qe ne fillim, shume e thjesht, shtetaret ne shqiperi jane te kapur dhe lehte te shantazhueshem per te ruajtur karigen e pushtetit te korruptuar. Antaresiminne BE eshte nje genjeshter e madhe qe i ushqehet shqipetarve. Por edhe sikur ta merritonte shqiperia antarsimin ne BE, vetem shthurje e degjenerim social dhe ekonimik do kete, dite me te zeza do vijne. Shqiperise i duhen politika kombetare per te ngritur ekonomine dhe arsimin, dhe domosdoshmerisht sigurine kombetare me politika te pavarura nga ndrerkombetaret.

  9. Shpifje, vetem shpifje, Shpifjeeeee

    Pasi ne fakt shqiperia qe duam i ka plotesuar te gjitha kushtet dhe pakushtet e vens nga BE.

    Shqiperia qe duam! Kolumbia e Re✊✊✊

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *