• |
ide | kryesore

Protesta e studentëve, Shahini: Thjesht thyen xhamat sipas modelit të politikës opozitare

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga studentët mesditën e sotme para godinës së institucionit që drejton. Në një postim të publikuar në llogarinë e saj personale në “Facebook”, Shahini shkruan se protesta cënoi rëndë imazhin e studentit protestues, pasi sipas saj një grup individësh partiak rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve, duke e kthyer protestën në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

“Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune.

Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike.”- shkruan ministrja.



7 Comments

  1. Besa ..po te qiu ne bythë ndonje shqiptar do e shikosh se Dardan Mullaqja ka krimb ne vend te karit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *