• |
ide | kryesore

Rama tërhiqet nga 30 qershori? Fton Lulzim Bashën në dialog pa kushte

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka hedhur hapin e parë për zgjidhjen e krizës politike.

Në një letër publike drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha ai e fton këtë të fundit në dialog pa kushte.

Rama shkruan se nga ana e tij 30 qershori si një datë zgjdhjesh është e panegociueshme nga ana e tij, ndërsa për kreun demokrat e la të lirë hapësirën për të diskutuar në tryezën e dialogut.

“Por Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut.”

LETER PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve: Dialogut!

Unë sigurisht, s’kam asnjë mirëkuptim për rrugën e zgjedhur prej Jush, qyshse braktisët marrëveshjen pozitive të 17 majit 2017 dhe vendosët ta nxirrnit grupimin Tuaj, plotësisht jashtë shinave të shtruara në atë marrëveshje. S’kam se si ta mirëkuptoj as gjuhën e urrejtjes, as djegien e mandateve, as dhunën e frymëzuar e organizuar prej Jush, prej së cilës nuk jeni distancuar asnjëherë; për të cilën jeni akuzuar botërisht, me emër e me mbiemër, nga partnerët e miqtë e pazëvendësueshëm të Shqipërisë dhe si pasojë e së cilës sot, një numër jo i vogël ndjekësish Tuajt gjenden në duart e drejtësisë. S’kam si të mirëkuptoj kurrësesi, as bojkotin e paprecendentë të zgjedhjeve dhe lëre pastaj, shantazhin mbi vendin e mbi qytetarët e këtij vendi, se Ju nuk do t’i lini ata të votojnë në 30 qershor.

Por mungesa e plotë e mundësive të mia për të mirëkuptuar gjithë sa më lart, nuk më pengon, përkundrazi, më detyron t’Ju drejtoj publikisht, këtë herë me shkrim, ftesën për t’u ulur pa humbur kohë në Tryezën e Dialogut. Dialogun s’mund ta pengojnë assesi, qoftë pozicioni Juaj ekstrem në lidhje me zgjedhjet vendore, qoftë pamundësia ime ekstreme në lidhje me datën kushtetuese të zgjedhjeve.

Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor dhe që të jemi të qartë mes nesh, zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen. Por Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut.

Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar. Shumica dërrmuese e tyre, përfshirë edhe shumicën e atyre që si zgjedhës të pakicës, s’kanë votuar e s’kanë ndërmend të votojnë ndonjëherë për mua dhe qeverinë që drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptarëve dhe dëmtim të Shqipërisë, për shkakun tonë. Aq më pak duan çka Ju po u ofroni sot, në një rrugë ku, të kuptohemi, nuk është fare halli im se do shkoni keq e më keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vetë janë të humbur dhe ku askush nuk del i fituar.

Me shpresën e vobektë se ftesa ime do të merret parasysh dhe me urimin, që përveç fjalive propagandistike, të marr mbrapsht edhe përgjigjen pozitive për këtë ftesë, Ju lutem zoti Kryetar të pranoni shprehjen e dëshirës sime të sinqertë për shëndet të patrazuar, për Ju personalisht dhe familjen Tuaj.

Edi Rama

22 Maj, 2019



25 Comments

  1. Cfare titulli…. qelbesire..”””Rama tërhiqet nga 30 qershori”?””

    Pergjigjen e gjen ne vete artikullin disa linja me poshte :

    ”” Rama shkruan se nga ana e tij 30 qershori si një datë zgjdhjesh është e panegociueshme nga ana e tij, ””

  2. Cfar do flasesh me ty mar shurrak burr kur si kurv thua ne parlamentin e bythes ti hani mutin gruas time kjo eshte llogjika e nje politikani si ju
    Tirana ka 20 vjet me ty cfar presen me o kar me zile

  3. Leter per te mbajtur te karikuar militantet, por duhet lexuae mire ajo qe thuher mes rreshtave. Sa per 30 qershorin, duket pak si e veshtire te behen emerime kryetaresh bashkije

  4. Rama qenka terhequr nga data cfare lajmi qe i ben shpellaret te masturbohen dhe lulu eshte prishur mbas shume muajsh sukses per lapsin

  5. kur them un qe eshte e gjitha estrad. si pozit si opozit i tremben drejtesis dhe duan anarshin qe te vazhdojn te gezojn gjen e vjedhur e privilegjet prej feudali. funderrina te gjith.

  6. Cfare mashtruesi ordiner.ky qe nuk njeh as ligj e as marreveshje per karrigen e tij. Tik tak po afron.
    Nuk ka leke me per gazetat qe publikojne sukseset e qeverise me shokun Edvin. Shqiperia vuan per burra shteti. Vend i lire per hajdute nga te gjithe markat.

  7. Po te kishte Gjykate Kushtetuese, do te padisnim ne menyre Ligjore per daten e zgjedhjeve dhe per gjera te tjera o Kryeminister Kucke dhe Koncesionar.

    1. per cfare do ta padisje ???
      Pse po respekton vendimin e presidentit qe zgjedhjet te mbahen me 30 Qershor ???

      Pse jeni kaq pa tru ju shpellaret ?

  8. kjo eshte me te futur * leter publike* qe BE dhe USA te shikojne qe basha nuk so dialog keshtu mbeshtetja eshte me e madhe nga te gjitha anet per Ramen. por po te shkoje Basha ne dialog pa kushte e nxjere pd jashte cdo skenaru pra me nje fjale levuzje e zgjuar e Rames

  9. Rama po kerkon marrveshje per te shpetuar vete !Po kerkon amnisti per veten …!Basha ne asnje menyre nuk duhet ta garantoje kete hajdut e bandit !Nese do te ike ne Rusi,thefte qafen rruges !Ketu shpetim nuk ka …!E mbyti me skandale e mostruozitete kete vend,çfare do,boll me !? Rama ik,asnje garanci nuk do te jepet,jo !

    1. Po cfar duhet te bej sipas teje Basha? Luft vllavrasese si ne ’97? ti vazhdo tifozllikun, ata e kan zgjidhur me kohe, i kan aktivizuar me kohe rruget komunikuse prapa kuintave. e kan ber pazarin. e gjitha eshte estrad per delet.

  10. ore keta vazhdojne marrveshjen e 17 majit, e gjith kjo qe ndodh tani esht vetem vazhdim i 17 majit.

    I kane ndare mire hesapet edi me lulin. dhe dalja e dosjeve dhe babalja kane qene llogari te te dyve. Se si do perfundoje do e shofim

    1. kur te vij ky tjetri (nqs do ndodhi ndonjeher) ato grusht oligarkesh do behen deputet e ministra te PD. me vjen keq qe do zhgenjehesh po keshtu ka per te ndodh. jo per gje po keshtu ishte dhe me pare. Sa ishte PD ne pushtet Frangaj i klanit bythlepirje nga mengjesi deri ne dark. tani ka ndruar bythen qe lepin.

  11. Kjo NUK do te thote qe Koncesionari Kryeminister, te qendroje ne Pushtet qe te fale Rrugen Tirane Durres tek nje privat, I cili me tek te vere trauma e te te kerkojee para.

    Qelbesira te ktheje tek ish pronari Rrugen e Kombit.

  12. 30 Qershori është sipas modelit enverian të kohës së Merhumit, Dullës, Tarrasit apo Qoftëlargut. Zgjedhje me një parti ose me “fake party” nuk mund të ketë në demokraci, ashtu siç nuk mund të ketë bisedime apo negociata me ata që janë provuar si gënjeshtarë nderkombëtarë të sojit më të shpifur.

  13. Pse rrot kari eshte basha te pranoje pazarin tend? Vetem po pati ndermend te perfundoje drejtor lajmesh tek topi. Kush hyn ne negociata me ramen duhet te kete parasysh shembullin e blushit, qe iu premtua kryeministria dhe ju dha nje pune rrogtari

  14. Rama eshte kanceri i Shqiperise.
    Do jete shume e veshtire ta sherojme ,sepse eshte perhapur kudo .
    Social-komunistet i besuan Shqiperine ketij felliqesire ,injoranti,i pafytyre,antishqiptare.
    Komunistet rrace inferiore , duhen debuar nga Shqiperia drejt Turqise.

  15. Edi rama nese je i sinqert jepi lulit dy ministri, drejtorine e burgjeve, drejtorine e hipotekave, dhe osheen por nese nuk je i sinqerte mos luaj me ndjenjat e shqiptarve se po luan me zjarrin

  16. A ky eshte rrote! Shkruan sikur te ishte ne Angline Viktoriane te shek.19. Ik o Edi, shkruaj kurbanin e rradhes, dhe te fundit ne fakt, se kete rradhe nuk ke me shpetim. Luli nuk eshte budalla, por vecse pak i vonuar. Tani e ka kuptuar dhe ai qe ti tashme ke marre fund dhe je e shkuara.

  17. Sipas ripjelljes demokratet qenkan shpellar po ju cfare mendoni se jeni o i paemer bythq…. nuk mendon se te gjithe jemi shqiptare dhe nuk mund te shkojm askund po nuk qeme te gjithe bashke , ju mendoni se ju jeni europian se plotesoni % e homoseksualve te kerkuar nga be, ju lumt per kete fakt. Suksese per mendesin qe keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *