• |
ide | kryesore

Stoltenberg për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Planet



Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik me 2 dhe 3 qershor do të vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit të tyre dy ditor do të realizojnë takim me kreun e shtetit.

Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, që deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga 29 vende anëtare.

Pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia e Veriut do të bëhet zyrtarisht anëtarja e 30 e NATO-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *