• |
ide | kryesore

“Sytë e akullt”/ Pranga 4 shqiptarëe, tmerri i pasanikëve në veriun e Italisë

Lajme, Të fundit



4 shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve italianë, pasi akuzohen për një sërë grabitjesh në banesa. Janë arrestuar Agustin Pjetërgjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, Cesk Thani, 32 vjeç, të tre me banim në Legnano, në Milano dhe Kristjan Mehilli, 25 vjeç, me banim në Tortona (Alessandria).

Nëntorin e kaluar, të armatosur dhe me shufra hekuri, ata grabitën vilën e sipërmarrësit Riccardo Coppo, në Cella Monte ku morën 60 mijë euro dhe sende me vlerë. Po i njëjti grup, ka grabitur edhe disa shtëpi të tjera në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia brenda nga qershori 2018 deri në maj 2019.

Të rinjtë shqiptarë ranë në gjurmët e policisë italiane pasi gjatë një grabitjeje ata goditën pronaren e moshuar të shtëpisë dhe kujdestarin e saj, duke i grabitur 400 mijë euro. Një tjetër gabim ishte vjedhja e makinës “Jeep” të mikut të pronarit që grabitën në Cella Monte. Komandanti i Karabinierëve, Michele Angelo Lorusso deklaroi se hetimet për këtë grup kanë zgjatur shumë muaj, pas një vëzhgimi 24/7 dhe operacioni ishte koduar “Sytë e akullt”.



7 Comments

  1. Nga mbiemrat duken katolike Mirdite apo Puke. Keta e kane ne gjak hajnine me breza. Njerez qe meritojne vetem perbuzje dhe te kalben ne kafaze hekuri.

    1. O arber se nga jan keta ti mos u merr me at pun, nase ke naj gja me Mirditen ose Puken te shpjegoj un qa te dush ban mir me nejt ne pun tane e mos me i dhan gojs shum masi ty nuk te kan marr gja.ok u kuptume?.

  2. 25 mije shqiptare ne burgjett e botes.jemi popull injroant, hajdut, i pabese, servil,dembel,prandaj nuk behet albanistani.

  3. O arber se nga jan keta ti mos u merr me at pun, nase ke naj gja me Mirditen ose Puken te shpjegoj un qa te dush ban mir me nejt ne pun tane e mos me i dhan gojs shum masi ty nuk te kan marr gja.ok u kuptume?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *