• |
ide | kryesore

Tensionet me Iranin, zyrtarët amerikanë: Nuk duam luftë

Planet



Dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, kanë theksuar së qendrimet e fundit të Washington-it zyrtar kundrejt Teheranit, kanë patur si qëllim dekurajimin e ambicies bërthamore të Iranit. “Kjo ka të bëjë me parandalimin, jo me luftën, nuk kemi për të shkuar në luftë. Fokusi ynë më i madh në këtë pikë është parandalimi i gabimeve të Iranit. Ne nuk duam që situata të përshkallëzohet.”- u shpreh Shanahan.

Marrëdhëniet SHBA-Iran u tendosën pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015, që shtyu Iranin të njoftonte se do të pezullonte angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues. Presidenti iranian, Hassan Rouhani, njoftoi se rezervat e uraniumit të pasuruar nuk do të eksportohen më, sikurse është bërë që pas nënshkrimit të marrëveshjes e deri më tani. Qëllimi i marrëveshjes bërthamore ishte frenimi i ambicieve dhe reduktimi i kacatitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Presidenti Trump e argumentoi tërheqjen nga marrëveshja me arsyetimin se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të frenuar Iranin të pasuronte arsenalin e tij bërthamor. Sikurse u njoftua më herët nga presidenti Rouhani, Irani ka katërfishuar prodhimin e uraniumit të varfëruar, që është përdorur si karburant për centralet bërthamore.

Prodhimi i shtuar i uraniumit të varfëruar përbën shkelje të angazhimeve kryesore që i parashtrohen Iranit me karakter detyrues nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *