• |
ide | kryesore

Thaçi: Korrigjimi i kufijve i nevojshëm, do kërkoj përkrahjen e Macron

Lajme, Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vazhdon t’i përmbahet idesë së tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Thaçi ka bërë me dije se për konkretizimin e këtij propozimi do të kërkojë përkrahjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë punimeve në Samitin e radhës që do të mbahet më datë 1 korrik në Paris mes liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. “E shoh si të nevojshëm një korrigjim kufiri, pa e prekur asnjë centimetër të Republikës së Kosovës. Jam për korrigjim, jo për shkëmbim, dhe këtë ide do ta prezantoj në Paris.”- është shprehur Thaçi në një dalje publike.

Ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën është artikuluar nga kreu i shtetit të Kosovës, edhe në një intervistë të dhënë së fundmi për prestigjozen gjermane “Der Spiegel”, ku është pyetur lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë. “Kjo kurrë nuk ka qenë ide e imja, por ashtu disi u krijua. Sidoqoftë, unë do të doja që zonat e banuara me popullatë shqiptare në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës të jenë më afër Kosovës, përmes kufijve të hapur, por pa ndryshuar kufijtë, madje as një centimetër. Atje shqiptarët diskriminohen nga serbët.”- ka shpjeguar Thaçi.

Ndërkaq, Thaçi zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së ditës së djeshme në Tiranë, me qëllim unifikimin e qendrimeve në Samitin e Parisit. “Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit.”- shkruante Thaçi në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”.



1 Comment

  1. Shqiptarve te Kosoves te kene kujdes me kete MOSTER .Me vjen keq per KOSOVEN qe kan ket MASHTRUS per president ashtu si na ne SHQIPNI.Vini re jan tedy bashke njeni po shkatrron KOSOVEN tjetri SHQIPNIN.Mjer trojet tona qe kan ne kry te vendit dy MASKAREJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *